Situatë kaotike dhe tensione te Vllaznia e Shkodrës. Futbollistët kuqeblu kanë bojkotuar të dyja seancat stërvitore të parashikuara për këtë të enjte, ndërsa shkak raportohet të jenë bërë pagat e prapambetura prej muajsh.Seanca e parë e paradites dështoi, pasi në fushë nuk u paraqit asnjë prej futbollistëve të ekipit të parë. I pranishëm ishte vetëm trajneri i sapoemëruar, rumuno-hungarezi Laszlo.