Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Kotë në Bashkinë e Selenicës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe janë afruar pranë banesave.
Situata ka vënë në alarm zonën e banuar, për shkak të rrezikut që zjarri të përhapet më tej drejt shtëpive. Për përballimin e flakëve në terren kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve në terren.


