Deputeti i PS, Nasufi kritikon hartën territoriale: Pse Dimali me Beratin dhe jo edhe Roskoveci?
Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun Berat, Fadil Nasufi, ka shprehur rezerva për mënyrën se si është hartuar ndarja e re administrativo-territoriale, ndonëse bëri të qartë se do ta votojë draftin.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Nasufi u ndal veçanërisht te bashkimi i bashkive Dimal dhe Poliçan me Beratin, duke thënë se ka ndjekur kundërshtimet dhe argumentet e banorëve të këtyre zonave.
Ai tha se kishte pritur një organizim territorial të bazuar te bashkitë metropolitane ose ish-rrethet, ndërsa ngriti si pikë diskutimi faktin që ndryshimet nuk janë shtrirë edhe te bashki të tjera.
“Nuk e kam pse bashkohet Dimali me Beratin, por pse nuk bashkohen edhe bashki të tjera të një tipologjie, ndoshta edhe më të ulët se Dimali, si Roskoveci, Kuçova, Delvina etj.”, u shpreh Nasufi.
Deputeti socialist theksoi se, pavarësisht rezervave të tij dhe pakënaqësive të banorëve, do ta votojë propozimin për hartën e re territoriale.
“Gjithsesi unë e votoj këtë draft, edhe pse marr mbrapsht shije të hidhur e zhgënjim të shumë banorëve që nuk janë dakord me këtë hartë administrative”, deklaroi Nasufi.
Kritika e tij u përqendrua kështu te kriteret mbi të cilat është përcaktuar bashkimi i njësive vendore, duke vënë në pikëpyetje përse procesi nuk është shtrirë në mënyrë të ngjashme edhe te Roskoveci dhe bashki të tjera.
Berisha sërish nga Kuvendi: Po asgjesoni 15 bashki, ku është ajo Xhaçka?
Korreshi: Harta e re po fut në sherr Lushnjen me Divajkën, ju ka zënë ferra sytë
Komisioneri europian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave
- 20:10 “Paralizohet” transporti me trena në Norvegji, dyshimet e para
- 20:08 Berisha sërish nga Kuvendi: Po asgjesoni 15 bashki, ku është ajo Xhaçka?
- 20:05 Ministri Chrysochoidis pret në Athinë ministrin e Brendshëm turk, në fokus bashkëpunimi në siguri
- 20:03 Përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes së studiueses në Siberi, Rusia: 5 mijë teste pa rezultat shqetësues
- 19:59 Senatorja Shaheen: Bosnja të largohet nga Rusia dhe ta vazhdojë rrugën drejt BE-së e NATO-s
- 19:47 Çfarë duan protestuesit studentorë francezë dhe çfarë po ofron qeveria?