Një trup i dekompozuar është gjendur ditën e sotme në zonën e quajtur ‘Përroi i Zall Frashërit’, në fshatin Zhejë, në Njësinë Administrative Mamurras, në Kurbin.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez me iniciale G.P, rreth 61 vjeç.
Mendohet që, i moshuari ka qënë duke e vizituar zonën, ndërsa dyshohet se vdekja mund të jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës e përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Lini një Përgjigje