LIVE UPDATES
Bota

Senatorja Shaheen: Bosnja të largohet nga Rusia dhe ta vazhdojë rrugën drejt BE-së e NATO-s

Shaheen po qëndron për një vizitë dyditore në Bosnje, gjatë së cilës vizitoi Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës dhe u shpall “Qytetare Nderi e Sarajevës”.

8 Tetor 2026, 20:15 Nga G.M
Senatorja Shaheen: Bosnja të largohet nga Rusia dhe ta vazhdojë
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, duke folur me gazetarët në Sarajevë, 8 tetor 2026.


Senatorja amerikane nga radhët e demokratëve, Jeanne Shaheen, ka thënë të enjten në Sarajevë se shpreson se Bosnje e Hercegovina do të vazhdojë të shikojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe të largohet nga Rusia. Shaheen po qëndron për një vizitë dyditore në Bosnje, gjatë së cilës vizitoi Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës dhe u shpall “Qytetare Nderi e Sarajevës”.

Marrëdhëniet e Rusisë me rajonin ishte një nga temat për të cilat ajo kishte folur edhe më herët. Në një intervistë të mëparshme për Radion Evropa e Lirë, Shaheen tha se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, pasi Moska e sheh këtë rajon si “një front të dytë të mundshëm”. Shaheen, demokratja kryesore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, prej kohësh paralajmëron edhe për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe angazhohet për një prani më të fuqishme të Shteteve të Bashkuara në rajon.

“Shpresoj se në të ardhmen do të vazhdoni të shikoni drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe të largoheni nga Rusia”, tha Shaheen gjatë një takimi me gazetarët në Sarajevë.

Sa i përket Bosnjës, senatorja amerikane ka theksuar në shumë raste mbështetjen e saj për sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të vendit, duke vlerësuar se vazhdimi i angazhimit amerikan dhe ndërkombëtar është i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit.

“Besoj se është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë rol në mbështetjen e përparimit të vendit. Unë kam mbështetur integritetin territorial të këtij vendi dhe jam shumë e kënaqur që kemi pasur mundësinë të miratojmë disa ligje në mbështetje të Bosnjës dhe Ballkanit Perëndimor”, tha ajo në Sarajevë të enjten.

Sipas saj, qëndrimi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara ndaj Bosnjës është i unifikuar.

“Bosnje e Hercegovina është një vend që është i orientuar drejt Bashkimit Evropian dhe Perëndimit dhe ne përpiqemi ta mbështesim këtë orientim. Mendoj se është e rëndësishme t’ia kujtojmë administratës rolin që Bosnja, Ballkani Perëndimor dhe i gjithë ky rajon duhet ta luajë në Bashkimin Evropian”, tha senatorja Shaheen.

“Interkoneksioni jugor, projekt i mirë për rajonin”

Senatorja Shaheen foli edhe për çështjen e ndërtimit të Interkoneksionit Jugor në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës. Projekti po zhvillohet në kuadër të synimit më të gjerë për të ulur varësinë e plotë të Bosnjës ndaj gazit rus. Nismën e mbështesin Shtetet e Bashkuara me synim forcimin e ndërlidhjes energjetike, të transportit dhe asaj digjitale në këtë rajon.

“Sa i përket interkoneksionit të gazit, mendoj se është në interes të Bosnjës dhe në interes të tërë Ballkanit Perëndimor që të çliroheni nga gazi dhe karburantet ruse. Bota perëndimore po punon në këtë drejtim dhe mendoj se është në interes të kësaj pjese të Evropës që të bëjë të njëjtën gjë. Edhe Evropa Perëndimore po e bën këtë. Mendoj se është një projekt i mirë për rajonin”, tha senatorja.

Projekti i Interkoneksionit Jugor të gazit parasheh ndërtimin e një gazsjellësi nga Spliti në Kroaci deri në Travnik në Bosnjën qendrore, me një degëzim drejt Mostarit. Vlera e parashikuar e projektit është rreth një miliard euro.

Bosnja blen gaz rus që nga viti 1979, kur u ndërtua gazsjellësi i vetëm ekzistues nga Beogradi në Sarajevë. Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, e nisi të mërkurën vizitën në Ballkanin Perëndimor.

Ajo po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan që gjatë vizitës do të qëndrojë edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci dhe Kosovë. Delegacioni do të qëndrojë në rajon nga 6 deri më 13 tetor. Nuk është e qartë se në cilën datë saktësisht do të jetë në Kosovë Shaheen.

Gjatë vizitës, Shaheen pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, pjesëtarë të personelit diplomatik amerikan, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj udhëheqës, për të diskutuar sigurinë rajonale, institucionet demokratike, mundësitë ekonomike dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Kjo është vizita e fundit e Shaheenit në kuadër të një delegacioni të Kongresit në cilësinë e anëtares së rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit./REL

jeanne shaheen rusi nato rel

Sondazh

Poll

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë

Balliu kërkesë policisë: Hapeni rrugën, qytetarët s’e kanë me ju! Po u bëni presion deputetëve

Berisha i përmendi skandalin e Adi Hilës, Balla: Duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë

Berisha u drejtohet socialistëve: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit, policia hedh spraj për të shpërndarë protestuesit

Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Momenti kur Kryeministri largohet nga Kuvendi pas mbledhjes me grupin e PS-së

Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Nis grumbullimi i protestuesve/ Policia “blindon” zonën te Ministria e Brendshme

"Territorialja" sot në Kuvend dhe jashtë portesta, policia blindon zonën përreth parlamentit

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar

Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina

Rama në zyrë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, policia rrethon godinën

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë