Qytetarët janë zhvendosur para Kuvendit në ditën e 131-të të revoltës së tyre.
Në Kuvend pritet miratimi i Reformës Territoriale, e cila është propozuar nga Partia Socialiste, ndërkohë që jashtë po mbahet protesta e dytë sot.
Qytetarët shprehen kundër kësaj reforme dhe kanë protestuar që në orët e paradites përballë barrikadës policore te parlamenti.
“Ju erdhi fundi” dhe “Shkrini qeverinë, jo bashkitë”, këto janë dy nga thirrjet më të përsëritura nga ana e protestuesve.














