Trupi i dekompozuar i gjetur në Kurbin, dyshohet se i përket një shtetasi francez

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.10.2026, 20:18

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me trupin e pajetë të gjetur më herët gjatë ditës në zonën e Zhejës, në Kurbin.

Burime nga Policia bëjnë me dije se trupi, i cili ndodhej në gjendje të dekompozuar, dyshohet se i përket një shtetasi francez rreth 61-vjeç, me inicialet G.P.

Sipas të dhënave të deritanishme, 61-vjeçari dyshohet se kishte shkuar në zonën e “Përroit të Zall Frashërit”, në fshatin Zhejë, për ta vizituar atë. Paraprakisht, nuk përjashtohet mundësia që vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Trupi u zbulua pas njoftimit të autoriteteve nga banorë të zonës, ndërsa në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili vijon verifikimet për të përcaktuar identitetin e personit dhe rrethanat e sakta të vdekjes.

Pavarësisht dyshimeve të para, shkaku i vdekjes dhe identiteti i personit mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht. Pritet që ekspertiza dhe hetimet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit