Lajmi i fundit

LIVE - Territorialja, debate dhe përplasje në Kuvend, vijon seanca plenare

VIDEO/ Alizoti: Rama është i aftë, duke qenë ‘idiot i madh’, të mbledhë idiotët që po i bëjnë keq vendit

19:45, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka lëshuar në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste, duke i cilësuar deputetët e saj si njerëz që funksionojnë pa vullnet të pavarur politik dhe që, sipas tij, po i bëjnë dëm vendit.

I ftuar në ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Alizoti tha se problemi kryesor i politikës shqiptare është përqendrimi i pushtetit dhe bindja e mazhorancës ndaj vendimeve të kryeministrit.

 ‘Rama është njeriu i aftë, duke qenë idiot i madh, të mbledhë idiotët, dhe idiotët kanë aftësi të bëjnë keq. Dhe këta po i bëjnë keq vendit’, deklaroi Alizoti.

Deputeti demokrat e lidhi këtë qëndrim me mënyrën se si, sipas tij, deputetët socialistë votojnë në Kuvend, duke thënë se ata nuk ushtrojnë një vullnet realisht të pavarur.

‘Po t’i thotë Rama atyre ‘votoni... ore për çfarë t’i thotë? Votoni për hënën!’, votojnë të gjithë ata. S’ua ndjen asgjë. Pra ky është thelbi, kjo është kriza e madhe politike në Shqipëri’, u shpreh Alizoti.

‘Nëse ne duam të shkojmë në vendet demokratike, demokracia ka një element bazë, që është, njëherë, decentralizimi, që do të thotë pushteti. Se ku ndalon autokracia nga demokracia? Pra, pushteti në demokraci është i shpërndarë, në autokraci është i përqendruar, që ne i themi i centralizuar. Ky tani po shmang pushtetin e shpërndarë dhe po e centralizon te vetja, pra po shkojmë drejt autokracisë, duke e bërë legale.

Dhe e dini ju që në Gjermani ka komunë e cila ka shtatë banorë. Komuna më e vogël është me shtatë banorë dhe pak më e vogla, ose si të thuash, e parafundit, është me 17 banorë. Këto zonat që folëm, si Belshi e Përrenjasi, kanë mijëra e mijëra banorë. Kështu që kjo është një gjë e padrejtë që u ndodh njerëzve. Kjo donte një element që ishte referendumi dhe ky s’do ta bëjë.

Tani, edhe gjithë ky çmenduri dhe absurditeti aty në Parlament është që ne po ndajmë për shqiptarët...

Dhe mos pasja e kohës për të diskutuar... Po, janë të mbaruar, të mbaruar. Edhe për të diskutuar. Unë i kam thirrur, ku është, kur kam qenë te Komisioni i Jashtëm: ‘O burrë, ku është ministri i Brendshëm?’, se ka dalë dikush nëpër përgjime dhe thotë që e kam marrë, qeveria shqiptare, për të bërë punët e këqija.

As s’e kanë mohuar. Pra, tani, kur këta po ndajnë për shqiptarët, a e thotë për punët e këqija? Këtë Vlora Hysenin kush e zgjodhi? A e zgjodhi PS-ja? Po këtë Taulant... a e zgjodhi Rama me PS? Këta që po duan të bëjnë me shqiptarët. Po këtë reformën a po e bëjnë këta?

Po ky Poja e ky Sueli, ky Titi, çfarë bëjnë këta? Janë pjesë e këtyre. Pra, këta, përveç se janë të paskrupullt dhe të pafytyrë, po kalojnë dhe në çmenduri, se po na tregojnë neve që janë kaq të arrirë. Dhe janë realisht idiotë në politikë.

Dhe Rama është njeriu i aftë, duke qenë idiot i madh, të mbledhë idiotët, dhe idiotët kanë aftësi të bëjnë keq. Dhe këta po i bëjnë keq vendit.

Dhe, meqë the doktorët gjatë fjalës, fjala jote më përmendi, ka një vepër të famshme, Hannah Arendt, që quhet ‘Banaliteti i së keqes’.

Tani ajo ka një thënie, që është... Sepse çfarë do të thotë kjo, sipas saj? Njerëzit mendonin që ata që bëjnë keq dhe krimi janë njerëz me pamje demoni, njerëz të rrezikshëm. Jo. Kur ajo ndoqi gjyqin e Eichmann-it, pra, që organizonte të gjithë transportin drejt kampeve të shfarosjes, pa një njeri shumë të thjeshtë, një njeri civil, njeri normal, dhe prandaj e quajti të keqen dhe normale, dhe banale.

Por ajo tha një shprehje: ‘Perversioni i veprimit është funksionimi.’ Do të thotë, këta nuk veprojnë, këta funksionojnë. Dhe ajo thoshte, Holokausti apo këto kampet e përqendrimit, diktaturat arrijnë të...

Po, patjetër se e dha... Ajo është filozofe e madhe dhe e dha tezën politike, që qëndron totalisht te ne. Dhe tha që autokracitë qëndrojnë, mbahen në këmbë nga disa njerëz burokratë ose nga servilët, të cilët funksionojnë, nuk kanë ndërgjegje.

Po t’u thotë Rama atyre: ‘Votoni... Ore, për çfarë t’u thotë? Votoni për hënën!’, votojnë të gjithë ata. S’ua ndjen asgjë.

Pra, ky është thelbi, kjo është kriza e madhe politike në Shqipëri. Do votojnë ata.’, u shpreh Tomorr Alizoti në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco