Mane Driza, 48 vjeç, është vrasësi serial shqiptar që vrau 5 persona në 3 shtete të ndryshme brenda më pak se 3 viteve. Kështu e përshkruajnë mediat britanike vrasësinë shqiptarë që kreu një seri krimesh që nisën në vendin tonë, vazhduan në Angli dhe më pas në Itali.
Ai njihej me pseudonimet "Tony Montana" ose "Scarface", sipas personazhit të bosit të krimit në filmin e Al Pacinos. Mane ishte vetëm 18 vjeç kur kreu dy vrasjet e para në Shqipëri. Motivi ishte hakmarrja dhe një konflikt i mëparshëm kriminal me 33-vjeçarin Lavdosh Kanani, i cili kishte kryer një krim ndaj tij.
Mane Driza, së bashku me të atin, gjetën Lavdosh Kananin dhe e vranë me armë zjarri. Ndërsa largohej nga vendngjarja, Mane Driza u përball me babanë 71-vjeçar të Lavdoshit, Elmaz Kanani, dhe e vrau edhe atë.
Kjo vrasje e dyfishtë e detyroi atë të largohej nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur një emër të rremë, "Sokol Drenova". Ai nisi të jetonte me një shqiptar tjetër të quajtur Stefan Mone.
Në qershor të vitit 1999, Stefan Mone i dhuroi të dashurës së tij shtatzënë një unazë martese prej ari, të cilën e kishte gjetur në banesë. Pa dijeninë e tij, unaza i përkiste Mane Drizës. Atë natë, Mane kreu një sulm brutal ndaj Stefanit e goditi vazhdimisht viktimën, duke i shkaktuar mbi 120 plagë.
Menjëherë pas vrasjes, ai u largua me avion drejt Italisë, por vrau sërish vetëm 6 muaj më vonë. Mane Driza qëlloi me armë dy burra, Artan Maskajn dhe Albert Blushajn, duke i lënë të vdekur në vend; ai tentoi të vriste edhe një burrë të quajtur Lefter Maskaj, por arma iu bllokua, gjë që i mundësoi këtij të fundit të largohej nga vendngjarja. Policia italiane e gjeti shpejt Mane Drizën dhe e arrestoi të nesërmen, duke i dhënë fund serisë së tij të vrasjeve në disa shtete.
Në dhjetor të vitit 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi atë në mungesë me 25 vite burg. Më pas, në qershor të vitit 2002, një gjykatë italiane e dënoi me 30 vite burg për komplot për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Në vitin 2019, një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dënoi gjithashtu me 20 vjet burgim.
Dënimi i tij me burg në Itali pritej të përfundonte në vitin 2026, por në korrik të vitit 2023, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria arritën një marrëveshje. Mane Driza pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur atje, njëkohësisht, dënimet e mbetura prej më shumë se 20 vitesh burgim të dhëna si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Shqipëria.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Tetor20:18
Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave
Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe, ...
AKTUALITET
8 Tetor19:50
Kuvendi voton sot për Reformën Territoriale/ Aktivistët dhe qytetarët rrethojnë Kuvendin: Anuloni votimin! Arrestoni Ballukun!
Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhv...
AKTUALITET
8 Tetor19:46
“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e...
AKTUALITET
8 Tetor19:28
Protesta para parlamentit kundër hartës territoriale të Ramës, policia dhunë e arrestime, 8 në komisariat
Policia thotë se 8 protestues janë shoqëruar pas përleshjes mes protestuesve dhe efektivëve sot para parlamentit ku pritet të...
AKTUALITET
8 Tetor19:26
Denoncimi nga Durrësi/ Banorët: Mbeturinat në Lagjen 17 hidhen në ambient të hapur, askush nuk i pastron
Banorët e një lagjeje në qytetin e Durrësit ankohen për mungesën e pastrimit të mbeturinave.
Përmes një denoncimi ...
AKTUALITET
8 Tetor19:22
Shqiptari i reziston arrestimit, plagoset një polic! Kapet me kokainë e mijëra euro
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Gaeta, Itali, në kuadër të një operacioni antidrogë. ...
AKTUALITET
8 Tetor19:18
“Firmat janë falsifikuar”/ Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë
Ilia, avokati i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dhe bashkëshortit të saj Feta Mataj ka deklaruar dit&...
AKTUALITET
8 Tetor19:16
Me 9 pako kokainë në makinë, arrestohet shqiptari. Si ranë hetuesit në gjurmët e tij
Një shtetas shqiptar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit në Ravenna, Itali, pasi u kap në automjet me nën...
AKTUALITET
8 Tetor19:13
Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kurbin, policia nis hetimet
Një trup i dekompozuar është gjendur ditën e sotme në zonën e quajtur 'Përroi i Zall Frashërit', në fshatin Zhej&eu...
AKTUALITET
8 Tetor19:12
EMRI/ 35-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në pyll
Një aksident tragjik në punë i mori jetën një 35-vjeçari me origjinë shqiptare në Rasora, në territorin e komun&e...