Princ Leka ka kujtuar sot gjyshin e tij, Mbretin Zog I në 131 vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ndarë një mesazh të ndjerë për figurën e Mbretit Zog duke vlerësuar rolin e tij në shtetrrethimin e Shqipërisë. Me një kurorë me lule dhe disa njerëz, ai është shfaqur pranë monumentit të gjyshit të vet.
Në mesazhin e tij, Princ Leka e përshkruan gjyshin si një figurë të rëndësishme të historisë së shtetit shqiptar, duke theksuar punën për forcimin e institucioneve dhe rolin e krenarisë kombëtare.
“Një nga figurat kryesore të shtetndërtimit shqiptar, Ai punoi për forcimin e institucioneve dhe vendosi krenarinë kombëtare, dinjitetin dhe interesin e Shqipërisë në themel të të qenit shqiptar”, shkruan Princ Leka.
Mbreti Zog I lindi më 8 tetor 1895 dhe drejtoi Shqipërinë fillimisht si president, ndërsa në vitin 1928 u shpall Mbret i Shqiptarëve.
