Berisha rikthehet në Kuvend: Ku është kjo Xhaçka?
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish në Kuvend për Reformën Territoriale, duke përmendetur deputeten e PS-së, Olta Xhaçka, duke ngritur akuza për veprimtari të paligjshme gjatë periudhës kur ajo ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes.
Berisha pretendoi se Xhaçka është përfshirë në kontrabandë dhe e lidhi këtë akuzë me votimin e saj pro reformës administrativo-territoriale. Ai përmendi gjithashtu bashkëshortin e deputetes, duke pretenduar se aktivitetet e tij lidhen me ato që ai i cilësoi si “kontrabanda”.
“Këta i detyrojnë të dalë ai. Si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë? Mashtrimet e këtyre nuk përfundojnë kurrë”, u shpreh Berisha.

