• Kontakt
Thursday, October 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama iu jep leje për kompleks vilash në Himarë Celibashit të KQZ-së dhe Fatmir Mediut

SPAK, që po godet korrupsionin dhe pastrimin e parave, ka përpara lidhje të dokumentuara mes pushtetit politik dhe biznesit të betonit, ndërsa financimi i këtyre investimeve mbetet pa u zbardhur

20:38 : 08/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

KKT-ja e Edi Ramës ka miratuar ndryshimin e një lejeje ndërtimi për vila në Himarë, ku mes zhvilluesve figuron Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përkrah tij janë bashkëshortja Ardiana Mediu, kompania e familjes së Fatmir Mediut të “Gërdecit” dhe disa biznesmenë të ndërtimit, mes të cilëve Artan Nito, pronari i hotelit luksoz NASSAU në Dhërmi, i përfshirë në hetimet për pastrimin e parave me fatura fiktive në dosjen “Beqja”. Politika, zyrtarët e lartë dhe biznesi i ndërtimit shfaqen së bashku në një investim në bregdet, ku interesat financiare shkojnë përtej emrave të renditur në një leje.

Vendimi i KKTU-së, i renditur në pikën 55, parashikon ndryshime në projektin e strukturave të banimit individual deri në dy kate mbi tokë, me një kat nëntokë dhe mur rrethues. Mes zhvilluesve janë Celibashi, Ardiana Mediu, Beauty International, Astrit Kamberi, Dritan Shehu, Artan Nito, Lindita Nito, Arlind Nito, Kledion Nito dhe Sonila Xukthi.

Flamingot protestojnë/ Edi Rama firmos lejen për vilat e Celibashit

Beauty International kontrollohet nga Semela dhe Even Mediu, fëmijët e Fatmir Mediut, me nga 50 për qind të aksioneve. Ardiana Mediu është motra e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Kompania, e themeluar në vitin 2011, ka operuar kryesisht në tregti, import-eksport dhe konsulencë, ndërsa në vitin 2020 deklaronte rreth 105 milionë lekë xhiro dhe 5,1 milionë lekë fitim para tatimit. Sot figuron në projektin e vilave në Himarë, krah Celibashit dhe kompanive të ndërtimit.

Lexo edhe:

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

Kush humbet fuqinë kur ndryshon harta?

Një rol të rëndësishëm në këtë histori ka ALB-EDIL, kompania e Astrit Kamberit dhe Dritan Shehut, të cilët zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve. Shoqëria ka deklaruar për vitin 2024 rreth 617 milionë lekë xhiro dhe 95,6 milionë lekë fitim para tatimit. Kamberi dhe Shehu kanë interesa edhe në sektorin energjetik, përmes kompanisë Albania Power Core, e cila ka marrë leje për një central fotovoltaik 40,56 MW në Fier. Pra, bëhet fjalë për biznesmenë me investime në ndërtim dhe energji, dy sektorë ku vendimet e qeverisë për lejet dhe zhvillimin e territorit kanë peshë të drejtpërdrejtë ekonomike.

Pikërisht ALB-EDIL shfaqet në marrëdhënie të përsëritura zhvillimi me familjen e kryetarit të KQZ-së. Dritan Shehu del përkrah Celibashit dhe bashkëshortes në projektin e Farkës, ndërsa në Himarë ai dhe Astrit Kamberi gjenden mes zhvilluesve të vilave. Përzierja e interesave të një kompanie të fuqishme ndërtimi me ato të një zyrtari të lartë shtetëror ngre drejtpërdrejt çështjen e marrëveshjeve të pronësisë dhe përfitimeve ekonomike.

Partneri tjetër i ndërtimit është Artan Nito, pronari i NASSAU në Dhërmi, i cili kontrollon 60 për qind të NIKI KONSTRUKSION & SOLAR, ndërsa Lindita Nito zotëron pjesën tjetër. Në projekt figurojnë edhe Arlind dhe Kledion Nito. ALB-EDIL dhe NIKI KONSTRUKSION & SOLAR dalin së bashku në dokumentin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të datës 7 nëntor 2024, për projekt vilash në Himarë.

Historia e Celibashit me ndërtimet shkon më herët. Më 31 maj 2024, në dokumentet e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore është regjistruar një projekt për banesa individuale në Farkë të Vogël, Tiranë, ku si pronarë dhe zhvillues figurojnë Ilirjan Celibashi, Ardiana Mediu, Dritan Shehu, Raimonda Balla dhe Suela Çoba. Shehu është bashkëpronari i ALB-EDIL, që sot shfaqet sërish krah Celibashit në Himarë.

Flamingot protestojnë/ Edi Rama firmos lejen për vilat e Celibashit

Brenda dy viteve, kryetari i KQZ-së dhe bashkëshortja e tij figurojnë në dy projekte banimi, në Tiranë dhe në bregdet, së bashku me të njëjtin ndërtues. Në Himarë, grupit i bashkohen familja Mediu dhe Artan Nito i NASSAU. Është pikërisht ky bashkim i përsëritur mes funksionit publik, politikës dhe kapitalit privat që e bën historinë pjesë të debatit mbi interesat ekonomike të pushtetarëve.

Ndërsa qytetarët mbushin sheshet kundër korrupsionit dhe grabitjes së pasurive publike, në Tiranë e Himarë dokumentet nxjerrin në dritë një tjetër përqendrim interesash mes pushtetarëve, familjeve politike dhe biznesmenëve që përfitojnë. Kryetari i KQZ-së, Fatmir Mediu i Gërdecit dhe oligarkët e tyre shfaqen në të njëjtin projekt vilash.

SPAK, që ka marrë përsipër të godasë korrupsionin e pushtetarëve dhe pastrimin e parave të krimit, duhet ta drejtojë vëmendjen edhe te vilat e Celibashit dhe familjes Mediu në Tiranë e Himarë, ku dokumentet zbulojnë lidhje të përsëritura mes pushtetit, politikës dhe biznesit të ndërtimit.

Këto projekte ngrenë pikëpyetje të forta për burimin e financimeve dhe përfitimet që fshihen pas marrëveshjeve me ndërtuesit. Nëse drejtësia synon të çmontojë foletë e korrupsionit të pushtetarëve dhe oligarkëve të tyre, duhet të ndjekë paratë deri te vilat luksoze. Aty ku dyshohet se pazaret e pushtetit kthehen në prona miliona euroshe, SPAK duhet të zbardhë çdo marrëveshje dhe çdo burim financimi. /Pamfleti

Etiketa: Edi RamaFatmir MediuhimareIlirjan CelibashiKKTKQZleje ndertimivila

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

20:17 : 08/10/2026
AKTUALITET

Kush humbet fuqinë kur ndryshon harta?

14:38 : 08/10/2026
AKTUALITET

Protesta jashtë Kuvendi/ Vokshi: Rama ka prerë në besë edhe ata që e votuan!

14:30 : 08/10/2026
AKTUALITET

“Po ju kërcënon Rama”/ Spiropali-Bardhit: S’më shantazhon njeri mua, përfundon aty ku e ka vendin

11:53 : 08/10/2026
AKTUALITET

Rrëzohet kërkesa e PD-së për interpelancë urgjente me Ramën

11:37 : 08/10/2026
AKTUALITET

Zbardhen diskutimet, Rama kërcënon deputetët e PS: Kush nuk voton Reformën Territoriale të ikë!

10:31 : 08/10/2026

TË GJITHA

Edi Rama iu jep leje për kompleks vilash në Himarë Celibashit të KQZ-së dhe Fatmir Mediut

20:38 : 08/10/2026

EMRI/ 35-vjeçari shqiptar humb jetën duke prerë pemë

20:32 : 08/10/2026

“Paralizohet” transporti me trena në Norvegji, dyshimet e para

20:19 : 08/10/2026

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

20:17 : 08/10/2026

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave

20:09 : 08/10/2026

Berisha – Xhaçkës: Në kohën kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka bërë kontrabandë me të shoqin

19:56 : 08/10/2026

Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës

19:49 : 08/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com