Pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime në rrjetet sociale, këngëtarja Eli Fara ka reaguar sërish përmes një postimi në Instagram Story, ku ka ndarë me ndjekësit një mesazh mbështetës që dënon publikimin e materialeve private.
Ndryshe nga reagimi i saj i parë, kur Fara bëri denoncim në polici dhe në deklarimet publike nuk e përmendi drejtpërdrejt Adi Hilën, këtë herë ajo ka shpërndarë një mesazh që e përfshin kompozitorin në pretendimet lidhur me videon.
Në mesazhin e publikuar nga këngëtarja thuhet: “Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merret”.
Mesazhi vijon me mbështetje për këngëtaren: “Eli nuk ka bërë asgjë të shëmtuar apo të keqe. Ka bërë atë që ka pasur dëshirë të bëjë me trupin dhe ndjenjat e saj. Ne si popull e kemi tabu seksin”.
Reagimi i fundit vjen pas denoncimit të bërë nga Eli Fara në polici dhe është interpretuar si një qëndrim më i drejtpërdrejtë ndaj pretendimeve për personin që, sipas mesazhit të shpërndarë prej saj, ka realizuar videon.
Publikimi i materialeve intime ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa çështja është referuar edhe te autoritetet pas denoncimit të këngëtares.




