8 Tetor 2026, 20:40
Nga E.d
Vangjel Dule
TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deputeti Vangjel Dule është shprehur kundër draftit të PS për reformën territoriale. Gjatë fjalës në Kuvend, Dule u shpreh se diskutimet për Reformën Territoriale treguan se me mazhorancën nuk mund të ketë bashkëpunim në interes të vendit.
Sipas tij, tkurrja demografike e bashkive tregon pasojat e reformës, për të cilën tha se është përdorur për kontrollin e territorit dhe përfaqësimit. Në fund, Dule akuzoi deputetët e PS-së se votojnë sipas interesave të kryeministrit, duke pretenduar se Rama i shantazhon dhe i detyron të ndjekin qëndrimet e tij.
Vangjel Dule: Ishte një mësim që na dhatë edhe neve deputetëve të opozitës, një mësim i qartë, me ju nuk ka marrëveshje, nuk mund të ketë kontratë e bashkëpunim. Ju në çdo moment të aktivitetit tuaj qeveritar e parlamentar nuk keni parasysh interesa vendi, as tuajat, por interesat e të parit tuaj që ju shantazhon ditë e natë, që nëse nuk ndiqni politikat e tij, do ju kundërvihet juve dhe interesave tuaja.
Kemi një reformë me një rezultat tërësisht të dështuar. Në Komisionin e Posaçëm pyetjes sesi janë të dhënat demografike në bashkitë e vendit, shumica dërrmuese e kampit tuaj thonë se kemi një tkurrje drastike. Kjo provon dështimin. Ne i thellohemi së keqes. Ju asnjëherë s'keni pasur qëllim tjetër nga ai i kontrollit të territorit dhe përfaqësimit./Dosja.al
vangjel dule
Politike
8 Tetor 2026, 20:32
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhoranc&e...
Politike
8 Tetor 2026, 20:23
E.d
Pamje nga takimi
TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumato...
Politike
8 Tetor 2026, 20:01
E.d
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kundërshtuar reformën territoriale dhe e ka cilësuar ...
Politike
8 Tetor 2026, 19:51
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend Reformën Territoriale, duke akuzuar mazhorancë...
Politike
8 Tetor 2026, 19:32
E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend Reformën e re Territoriale të pro...
Politike
8 Tetor 2026, 19:22
E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kritikuar Reformën e re Territoriale të propozuar nga ...
Politike
8 Tetor 2026, 17:42
G.M
Arbjan Mazniku
TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje edhe brenda Partisë Socialiste, teksa deputeti Er...
Politike
8 Tetor 2026, 17:10
G.M
sali berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për ...
Politike
8 Tetor 2026, 17:00
G.M
pamje
TIRANË- Partia Demokratike ka vlerësuar pozitivisht protestën e zhvilluar ditën e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, ...
Politike
8 Tetor 2026, 16:59
E.d
Pamje
TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ndërsa deputeti socialist Erion Bra...