Trump u jep medaljet më të larta amerikane të shkencës dhe teknologjisë Musk dhe 5 drejtuesve të tjerë

8 Tetor 2026 | 20:52

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u dha të enjten gjashtë drejtuesve të sektorit të teknologjisë nderimet më të larta të vendit në fushën e shkencës dhe teknologjisë, mes tyre edhe Elon Musk.

Gjatë Samitit të Epokës së Artë, të mbajtur në Institutin e Paqes në Uashington, Trump i akordoi Medaljen Kombëtare të Shkencës Elon Musk të SpaceX, bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin, CEO-s së Nvidia-s, Jensen Huang, dhe CEO-s së AMD-së, Lisa Su.

Themeluesi i Dell Technologies, Michael Dell, dhe CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u nderuan me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Pak amerikanë në histori kanë bërë më shumë për të çuar përpara interesat kombëtare të Amerikës sesa Elon”, tha Trump, duke e cilësuar Musk si “Thomas Edisonin e ditëve moderne”.

“I gjithë globi tani funksionon me Nvidia-n”, tha ai për kompaninë e Huang.

“Me ndihmën e burrave dhe grave të shkëlqyera që ndodhen këtu sot, ne do të jemi gjithmonë në krye. Askush nuk mund të konkurrojë me ne, askush”, tha ai.

Trump tha se kishte firmosur një urdhër për kompjuterizimin kuantik dhe se kishte vendosur si objektiv “krijimin e një kompjuteri kuantik për zbulime shkencore deri në vitin 2028”.

Ai tha se administrata e tij kishte krijuar “Misionin Genesis” për të “zgjidhur disa nga misteret më të mëdha të shkencës dhe teknologjisë përmes superinteligjencës”.

“Javën e kaluar, ne ndërmjetësuam marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë për superinteligjencën, duke e mbajtur Amerikën në krye”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dronët ukrainas godasin rafinerinë dhe qendrën më të madhe të të dhënave në Rusi (VIDEO)

Më herët gjatë ditës së sotme, ushtria ukrainase njoftoi se kishte goditur rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, e cila ndodhet rreth 2,500...
20:40 | 08/10/2026

Kolumbia do të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem

Kolumbia do të zhvendosë të mërkurën ambasadën e saj në Izrael në Jerusalem. Ky është një vendim i marrë nga presidenti i krahut të djathtë...
20:27 | 08/10/2026

SHBA vendos sanksione të reja ndaj “flotës në hije” të Iranit, synohen 17 anije dhe rrjete të transportit të naftës

Administrata Trump vendosi sanksione të reja ndaj Iranit të enjten, duke synuar individë, rrjete dhe 17 anije për transportimin e naftës së papërpunuar, produkteve të...
20:25 | 08/10/2026