Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shoqata Çamëria: Napoleon Zerva nuk mund të nderohet në territorin e Shqipërisë

    EMRI/ Tragjedi në pyjet e Bolonjës, 35-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

    “Ne e kemi tabu seksin”, Eli Fara shpërndan mesazhin që akuzon Adi Hilën për videot intime: Është hapur me shokët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shoqata Çamëria: Napoleon Zerva nuk mund të nderohet në territorin e Shqipërisë
    Kulturë

    Shoqata Çamëria: Napoleon Zerva nuk mund të nderohet në territorin e Shqipërisë

    October 8, 2026

    Shoqata patriotike Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar pas ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Derviçian, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim ndaj shqiptarëve.

    Në reagimin e saj, shoqata ngre pikëpyetje mbi arsyet e nderimit të komandantit grek në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke e lidhur figurën e Zervës me masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare, dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre dhe pasojat që, sipas saj, këto ngjarje kanë lënë ndër breza.

    Shoqata i referohet edhe ligjit nr. 7839, datë 30.6.1994, me të cilin Kuvendi i Shqipërisë e shpalli 27 qershorin në kalendarin kombëtar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Ligji u shpall me dekretin e Presidentit nr. 885, datë 12.7.1994.

    Sipas Shoqatës Çamëria “Hasan Tahsini”, është kontradiktore që shteti shqiptar të përkujtojë viktimat çame dhe, në të njëjtën kohë, në territorin e tij të ekspozohet për nderim figura e një komandanti që shoqata e lidh me masakrat dhe dëbimin e popullsisë çame.

    “Nderimi i Zervës përçon një mesazh që bie ndesh me këtë njohjen zyrtare të gjenocidit grek nga parlamenti, ndërsa shqiptarët përkujtojnë viktimat, në Derviçian i jepet vend nderi figurës që simbolizon tragjedinë e tyre.

    Ky është një provokim që nuk mund të relativizohet si zgjedhje artistike dhe as të kalojë në heshtje nga institucionet shqiptare dhe opinioni publik në Shqipëri.

    Arti dhe kultura nuk mund të përdoren për të rehabilituar figura përgjegjëse për krime ndaj shqiptarëve. Nderimi i tyre cënon dinjitetin e viktimave, pasardhësve të tyre dhe dëmton bashkëjetesën e miqësinë ndërmjet popujve”, thuhet në reagim.

    Shoqata i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë Dropull që të heqë menjëherë portretin e Zervës nga ekspozimi dhe të japë një shpjegim publik për përzgjedhjen e tij.

    Po ashtu, ajo i kërkon qeverisë shqiptare që, përmes institucioneve kompetente, të nisë një hetim për të sqaruar rrethanat e ekspozimit, si dhe për të identifikuar personat që kanë propozuar, miratuar apo mundësuar vendosjen e portretit.

    “I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të nisë, përmes institucioneve kompetente, një hetim të plotë për të sqaruar rrethanat, për të identifikuar personat që kanë propozuar, miratuar dhe mundësuar këtë ekspozim, si dhe për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe ligjore që rezultojnë.

    Respekti për minoritetin grek dhe të drejtat e tij është i padiskutueshëm. Pikërisht mbrojtja e bashkëjetesës kërkon që përgjegjësia për këtë veprim të identifikohet, dhe të mos rëndojë mbi minoritetin grek por mbi emrat konkret të cilët provojnë rëndë gjakun e shqiptarëve të masakruar nga bandat e shoviniste të Zervës”, përfundon reagimi.

    Çamëria Napoleon Zerva
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shoqata Çamëria: Napoleon Zerva nuk mund të nderohet në territorin e Shqipërisë

    October 8, 2026

    EMRI/ Tragjedi në pyjet e Bolonjës, 35-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

    October 8, 2026

    “Ne e kemi tabu seksin”, Eli Fara shpërndan mesazhin që akuzon Adi Hilën për videot intime: Është hapur me shokët

    October 8, 2026

    Dy letonezë arrestohen nën dyshimin se hynë ilegalisht në një bazë të RAF

    October 8, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.