Braçe: Më thanë se jam faktor që ndikoj për keq, do ta bëj betejën vetëm
Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania është përgjigjur nëse ka qëndresë brenda PS-së lidhur me Reformën Territoriale. Braçe gjatë fjalës së tij u shpreh se e ka ndërmarrë këtë betejë vetëm teksa ai këtë të enjte në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e tij për ndryshimet e propozuara për Reformën Territoriale.
Ai gjithashtu shtoi se po cilësohet si faktor që ndikon për keq tek të tjerët. Braçe theksoi se nuk e ka bërë ndonjëherë këtë gjë. Sipas tij nëse të tjerët mbështesin mendimet e tij janë të hapur për ta ndarë me të tjerët ose me të këtë gjë.
“Unë kam zgjedhur që ta bëj këtë betejë vetëm, as të mos lëndoj kënd, as të mos tërheq kënd në këtë histori. Edhe për një arsye tjetër. Se nja dy mbledhje më përpara të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, edhe sot dëgjova se unë jam faktori që ndikoj për keq edhe tek të tjerë.
Nuk e kam tentuar asnjëherë këtë gjë, edhe nuk kam ndërmend ta bëj këtë gjë. Unë kam mendime te mia nëse dikush e ndjen më ato mendime që kam është i mirëpritur ta ndaj më mua, ta ndaj me të tjerët. E kështu më radhë, Por nuk e kam tentuar këtë gjë sepse nuk dua ti bëj dëm askujt”, tha ai.
Reforma Territoriale, Deputetja e PS: I kemi votat! Erla: Po votën e Braçes e keni?
Braçe bën deklaratën e fortë në “Now”: Vendimi më i vështirë në 30 vite të jetës time, ose do rri ose do iki
Situatë e rëndë nga zjarri në Kotë të Selenicës, flakët i’u afrohen banesave (VIDEO)
- 22:27 Grupi i hakerëve pro-rusë tentuan të hakërojnë faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme italiane
- 22:17 Putin dhe Pezeshkian takohen në Turkmenistan, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe konflikti SHBA-Iran
- 22:09 Trump: Komenti se Irani mund të marrë kontrollin e Los Angelesit u keqinterpretua
- 21:52 Reforma Territoriale, Deputetja e PS: I kemi votat! Erla: Po votën e Braçes e keni?
- 21:50 Lufta në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen të premten me përfaqësuesit ukrainas në Miami
- 21:37 Spiropali: Unë besoj se Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur