Braçe: Më thanë se jam faktor që ndikoj për keq, do ta bëj betejën vetëm

8 Tetor 2026 | 21:16

Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania është përgjigjur nëse ka qëndresë brenda PS-së lidhur me Reformën Territoriale. Braçe gjatë fjalës së tij u shpreh se e ka ndërmarrë këtë betejë vetëm teksa ai këtë të enjte në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e tij për ndryshimet e propozuara për Reformën Territoriale.

Ai gjithashtu shtoi se po cilësohet si faktor që ndikon për keq tek të tjerët. Braçe theksoi se nuk e ka bërë ndonjëherë këtë gjë. Sipas tij nëse të tjerët mbështesin mendimet e tij janë të hapur për ta ndarë me të tjerët ose me të këtë gjë.

“Unë kam zgjedhur që ta bëj këtë betejë vetëm, as të mos lëndoj kënd, as të mos tërheq kënd në këtë histori. Edhe për një arsye tjetër. Se nja dy mbledhje më përpara të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, edhe sot dëgjova se unë jam faktori që ndikoj për keq edhe tek të tjerë.

Nuk e kam tentuar asnjëherë këtë gjë, edhe nuk kam ndërmend ta bëj këtë gjë. Unë kam mendime te mia nëse dikush e ndjen më ato mendime që kam është i mirëpritur ta ndaj më mua, ta ndaj me të tjerët. E kështu më radhë, Por nuk e kam tentuar këtë gjë sepse nuk dua ti bëj dëm askujt”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braçe bën deklaratën e fortë në “Now”: Vendimi më i vështirë në 30 vite të jetës time, ose do rri ose do iki

Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur...
20:56 | 08/10/2026

Situatë e rëndë nga zjarri në Kotë të Selenicës, flakët i’u afrohen banesave (VIDEO)

Situatë e rëndë është regjistruar në fshatin Kotë të Bashkisë Selenicë, ku një zjarr masiv po përparon me shpejtësi dhe po i afrohet banesave të...
20:29 | 08/10/2026

Protesta e 131 zhvendoset nga “Bulevardi” drejt parlamentit, protestuesit kundra Reformës Territoriale

Protesta e 131-të ka marrë një tjetër drejtim këtë të enjte, duke u zhvendosur nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit, ndryshe nga tubimet e mëparshme që...
19:39 | 08/10/2026