8 Tetor 2026, 21:25
Nga E.d
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka shprehur kritika për mënyrën se si po diskutohet Reforma Territoriale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo tha se ndryshimi i hartës nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me decentralizim të vërtetë dhe më shumë kompetenca për pushtetin vendor.
Spiropali tha se debati nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive, por te mënyra se si ushtrohet pushteti dhe sa pranë qytetarëve janë institucionet. Më tej, deputetja kërkoi më shumë përgjegjësi për kryetarët e bashkive, duke theksuar se ata nuk duhet të trajtohen si vartës të pushtetit qendror apo të partisë në pushtet.
Deputetja socialiste tha se nuk mund të flitet për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa u folur për përqendrimin e pushtetit. Spiropali theksoi se deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të pavarur në vendimmarrje, ndërsa partitë duhet të kenë guximin të reformojnë veten dhe të përzgjedhin njerëzit më të mirë për të përfaqësuar qytetarët.
Elisa Spiropali: Me keqardhje shumë të madhe po e marr fjalën, kur shoh se jo vetëm në këtë Parlament vazhdohet të bëhet teatër, por edhe kemi jashtë njerëz që protestojnë. Po edhe më gjerë kemi një mungesë absolute kohezioni, besimi te institucionet, te partitë politike, te ne që jemi këtu, te kontrata sociale, te shtyllat e shtetit. Së bashku kemi zhdukur çdo hapësirë normale komunikimi, besimi, mënyrë të ekzekutimit dhe të administrimit të pushtetit dhe politikës. Po e nis nga vetja, sepse besoj që secili prej nesh duhet ta nisë nga vetja.
Unë besoj se sot, Reforma Territoriale, nuk është një reformë. Duhet ta themi këtu hapur. Nuk diskutojmë një reformë territoriale, sepse nuk është pyetja sa bashki kemi, por sa pushtet duhet të ketë një bashki. A duhet të ketë një reformë territoriale pa një decentralizim të vërtetë? Unë mendoj se duhet të ndryshosh hartën, është e lehtë. Por a mund të ndryshojmë ne së bashku dhe të konceptojmë pushtetin? A ndihen sot qytetarët më pranë vendimmarrjeve?
Decentralizimi nuk është vetëm një çështje e pushtetit vendor. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi për bashkitë, duhet të diskutojmë edhe për autonominë e institucioneve. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi nga kryetarët e bashkive, duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje. Nuk mund të flasim për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa u folur për përqendrimin e pushtetit.
Këtu dua të kaloj te ushtrimi i pushtetit për të mirë dhe në favor të qytetarëve. Kryetarët e bashkive nuk mund të përdoren as si prefektë, as si elementë të rëndësishëm të partisë në pushtet. Unë jam pjesë e kësaj shumice. Duhet t’u japim atyre kompetencën dhe peshën, sepse i përfaqësojnë të gjithë. Nuk mund të thirren nëpër takime dhe të trajtohen si vartës.
Më vjen shumë keq kur dëgjoj nga kolegë të mi që flasin pa vend sot për të folur me tone të tilla. Ne do i mundnim të gjithë, do i fitojmë të gjitha bashkitë… Jo mo, jo. Nuk është normale që t’i fitosh të gjitha bashkitë. Ne duhet që institucionet tona të jenë më të forta se njerëzit që i ushtrojnë.
Nuk është puna te deputetët e bindur, por te ata të përgjegjshëm. Nuk duhet të reformojmë vetëm pushtetin lokal, por dhe sistemin zgjedhor, që nuk prodhon asgjë. Me lista treçerek të mbyllura, çerek të hapura. Qytetari duhet ta dijë për kë voton. Ne s’jemi as kartona, as njerëz pa përgjegjësi. Mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese. Revolta jonë duhet të jetë edhe e brendshme.
Ju bëni sikur jeni përfaqësues të qytetarëve. Ju thotë kryetari çfarë duhet të bëni dhe ju e bëni. Pavarësia e madhe ju. Reforma nuk duhet të kërkohet vetëm nga kundërshtari, por edhe së brendshmi. Ne duhet ta meritojmë fitoren. Duhet të kemi guximin të reformojmë partitë tona. Bashkitë tona. Të zgjedhim njerëzit më të mirë që dalin nga proceset e brendshme të partisë. Qëndrimi im nuk ka qenë personal. Në këtë pikë keni shumë për të bërë./Dosja.al
elisa spiropali
Politike
8 Tetor 2026, 21:18
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Kuvend se opozita do të ngrejë "shtyllat e tur...
Politike
8 Tetor 2026, 20:59
G.M
Bujar Leskaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka kundërshtuar ditën e sotme në Kuvend projektin për Refor...
Politike
8 Tetor 2026, 20:59
e,d
Fadil Nasufi
TIRANË- Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi ka folur për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së tij n&e...
Politike
8 Tetor 2026, 20:50
E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka vijuar fjalimin e tij me tone ironike në Kuvend. Gjatë fjal...
Politike
8 Tetor 2026, 20:49
G.M
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është se mazhoranca përmes reformës territoriale ...
Politike
8 Tetor 2026, 20:40
E.d
Vangjel Dule
TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deputeti Vangjel Dule është shprehur kundër d...
Politike
8 Tetor 2026, 20:32
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhoranc&e...
Politike
8 Tetor 2026, 20:23
E.d
Pamje nga takimi
TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumato...
Politike
8 Tetor 2026, 20:01
E.d
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kundërshtuar reformën territoriale dhe e ka cilësuar ...
Politike
8 Tetor 2026, 19:51
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend Reformën Territoriale, duke akuzuar mazhorancë...