• Kontakt
Thursday, October 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit

Një dekan universiteti publik, një kompani me 100 euro kapital fillestar dhe një leje për kullë 20-katëshe në bregdet. Linert Lirëza hyn në biznesin e betonit përmes LAG Invest, ndërsa financimi i projektit mbetet mister. Kush i ka milionat dhe cilat grupe interesi qëndrojnë pas investimit? SPAK duhet të hetojë deri në fund burimin e parave dhe çdo lidhje të mundshme me skemat e pastrimit të tyre

21:46 : 08/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në Shqipëri, mrekullitë financiare ndodhin në zyrat ku jepen lejet e ndërtimit. Me 100 euro kapital hap një kompani dhe brenda një viti merr leje për të ngritur një kullë 20-katëshe në bregdet. Madje mund të jesh edhe dekan i një universiteti publik, pa pasur ndonjë histori të njohur si ndërtues. Milionat për investimin janë një çështje tjetër, për të cilën askush nuk ka dhënë ende përgjigje.

Rasti më i fundit është ai i Linert Lirëzës, dekan i Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Kompania e tij, LAG Invest, ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi deri në 20 kate në Qerret të Golemit, me dy kate të tjera parkimi nëntokë.

Republikë feudale/ Dekani i Universitetit të Durrësit me

LAG Invest është themeluar në gusht 2025 me vetëm 100 euro kapital fillestar. Në mars 2026, Lirëza u bë zotëruesi i plotë i kompanisë. Pa bilance financiare publike të identifikuara që të tregojnë fuqinë ekonomike të shoqërisë, dekani ka siguruar lejen për një investim që kërkon miliona euro.

Lexo edhe:

Edi Rama iu jep leje për kompleks vilash në Himarë Celibashit të KQZ-së dhe Fatmir Mediut

Skandal në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për të ndërtuar “kullat binjake” në lulishtet e pallateve ekzistuese

Kush ia financon kullën dekanit? Nga do të dalin milionat? A është Lirëza investitori real, apo pas kompanisë së tij qëndrojnë grupe të fuqishme interesi që preferojnë të mos shfaqen publikisht?

Këto pyetje duhet të marrin përgjigje nga organet ligjzbatuese. Vendi është përballur prej vitesh me  pastrimin e parave të krimit përmes sektorit të ndërtimit, ku investimet miliona euroshe mund të shërbejnë për futjen në ekonominë e ligjshme të kapitaleve me origjinë të paligjshme.

Rasti i LAG Invest kërkon një hetim financiar pikërisht në këtë drejtim. Kapitali fillestar prej 100 eurosh nuk është provë e mungesës së fondeve, por një kompani e sapokrijuar që merr përsipër ndërtimin e 20 kateve duhet të ketë një burim konkret financimi. Deri tani nuk është bërë publik asnjë financues që shpjegon se si do të përballohet ky investim.

SPAK duhet të kërkojë dokumentet financiare të LAG Invest, të identifikojë investitorët e vërtetë dhe të kontrollojë nëse ekzistojnë hua private, marrëveshje të padeklaruara apo kapital me origjinë të dyshimtë. Nëse pas dekanit qëndrojnë interesa të tjera ekonomike, ato duhet të dalin në dritë.

Edhe vetë pozicioni i Linert Lirëzës ngre pikëpyetje. Si dekan i një universiteti publik, ai ka detyrime për deklarimin dhe shmangien e konfliktit të interesave.

Kush e ka verifikuar aktivitetin e tij privat dhe përputhshmërinë me funksionin që ushtron?

A janë deklaruar marrëdhëniet financiare që lidhen me projektin?

Ndërkohë, institucionet që miratojnë ndërtimet vazhdojnë të japin leje për objekte shumëkatëshe, ndërsa transparenca mbi burimin e financimit mbetet në dorë të vetë kompanive. Kjo praktikë krijon terren për interesa të fshehta dhe kërkon kontroll shumë më të fortë nga institucionet përgjegjëse.

Linert Lirëza ka marrë lejen për 20 kate me një kompani të themeluar me 100 euro kapital. Tani SPAK duhet të zbulojë se kush i ka milionat për ta ndërtuar. Në një vend ku paratë e krimit kërkojnë vazhdimisht rrugë për t’u futur në ekonominë e ligjshme, askush nuk duhet të ketë luksin të ngrejë kulla pa bërë transparente origjinën e financimit. Aq më pak një dekan universiteti publik. /Pamfleti

Etiketa: dekangolemLag Investleje ndertimiLinert LirëzUniversiteti i Durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edi Rama iu jep leje për kompleks vilash në Himarë Celibashit të KQZ-së dhe Fatmir Mediut

20:38 : 08/10/2026
AKTUALITET

Skandal në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për të ndërtuar “kullat binjake” në lulishtet e pallateve ekzistuese

17:59 : 05/10/2026
AKTUALITET

Nga 100 euro te kullat 23-katëshe, kompanitë “fantazmë” që po marrin leje ndërtimi në Tiranë

14:47 : 04/10/2026
AKTUALITET

“Rama më kërkoi 20%”/ 19 vite pas akuzës, Fratari merr lejen për “geto” në Yzberisht!

19:45 : 29/09/2026
AKTUALITET

Denoncimi për paga dhe sigurime të papaguara, Tatimet konstatojnë shkelje në një hotel në Golem

11:27 : 16/09/2026
AKTUALITET

Universiteti i Durrësit i mban peng dy vite diplomën, dokumenti me gabime trashanike

21:26 : 10/09/2026

TË GJITHA

Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit

21:46 : 08/10/2026

Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët

21:34 : 08/10/2026

Prona e blerë që në 2019 mbeti peng i Kadastrës/ Avokati i kërkon 2 mln lekë për zhbllokimin

21:33 : 08/10/2026

Dhuna ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës

21:19 : 08/10/2026

Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë

21:09 : 08/10/2026

U përplas me Ramën në mbledhje? Braçe: M’u tha do protagonizëm individual

21:03 : 08/10/2026

Granit Xhaka dënohet me kusht me një gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane

21:03 : 08/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com