Socialisti Taulant Balla dhe analisti Artan Hoxha u përfshinë në një debat të tensionuar lidhur me numrin e punonjësve në administratën publike dhe efektet e reformës territoriale.
Hoxha pretendoi se numri i të punësuarve në administratën qendrore dhe vendore është rritur krahasuar me vitin 2015, ndërsa Balla kundërshtoi shifrat dhe akuzoi analistin se po jepte informacione të pasakta.
Pjesë nga debati:
Hoxha: Në totalin e shtetit keni gjetur këtë shtet me 163 mijë të punësuar në total, qeveri qendrore dhe vendore. Sot, së bashku, qeveri qendrore dhe vendore, jeni 187 mijë. Tani më thoni mua, pushteti lokal e kanë me 41 mijë, administratë dhe ndërmarrje bashkiake, dhe pushtetin qendror e kanë me diferencën e 187 mijë.
Balla: Unë flas me letra, ti flet nga ajri.
Hoxha: Më thoni mua, çfarë bën kjo qeveri me këtë ndërmarrje shtetërore? Këta thonë tani kemi ulur numrin e personelit. Këta e kanë shtuar tani me 20 e kusur mijë në total, kanë transferuar ca funksione të pushtetit lokal, për këtë arsye u rritet atyre stafi, por duhej të ishte pakësuar në pushtet qendror. Rrit këtej, rrit andej. Ku është rezultati i reformës së 2015?
Balla: Ja ta them unë. Të të shpjegoj unë, o zotëri, se ti ia fut kot.
Hoxha: Parazit shtetëror.
Balla: Jo, ia fut kot. Ia fut kot.
Hoxha: Po si kot? E ke në statistikë.
Balla: Po do më lësh të them dy fjalë? Po gënjen, mo, gënjen.
Hoxha: Po hë, mo, hape faqen e INSTAT-it. Hape.
Balla: Gënjen, mo, gënjen. Mbylle gojën e të them unë ty tani.
Hoxha: Hape tani.
Balla: Atëherë. Të të marr një shembull, në vitin 2015, Bashkia Lushnjë, pastrimin deri para tre vitesh e kishte privat. Dhe rezultoi, dhe ftoj popullin e Lushnjës të marrë në telefon Fevziun tani, rezultoi se ai pastrim me atë kompani private nuk jepte cilësinë e duhur të shërbimit. Në vitin 2023, Bashkia Lushnjë vendos që këtë shërbim të mos ta bëjë më me privatin, por ta bëjë me një ndërmarrje të vetën. Pra, paratë njëlloj janë. U bë ndërmarrja shtetërore, ti mund të thuash se ata janë punonjës shtetërorë. Ata ishin të njëjtët punonjës, por çfarë ndodh? Bashkia harxhonte 1 milion euro për këtë shërbim. 20% ikte TVSH, 20% i merrte kompania. Nga 1 milion euro, kursej të paktën 400 mijë euro dhe sot Lushnja është më e pastër, pastrohet nga një kompani publike.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 Tetor21:57
"Mu tha po nuk votove largohu"/ Braçe: Sot do vendos nëse do iki apo do rri në PS
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka folur në “NOW” me Erla Mëhillin, lidhur me debatin për Reformën Territoriale dhe v...
POLITIKE
8 Tetor21:49
"Kjo nuk është reformë"/ Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota e qytetarëve
TIRANË- Deputeti i PD-së Bardh Spahia, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Gjat&eum...
POLITIKE
8 Tetor21:39
Dhuna ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës
Sali Berisha foli sërish në foltoren e parlamentit, teksa dënoi dhunën policore të Ramës dhe Ballukut, ndaj kryetarit të bash...
POLITIKE
8 Tetor21:33
Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave.
Kët&e...
POLITIKE
8 Tetor21:31
Spiropali lëshon kritika dhe paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, teksa sot pritet të votohet reforma e re territoriale.
...
POLITIKE
8 Tetor21:23
Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka vijuar fjalimin e tij me tone ironike në Kuvend. Gjatë fjalë së në Kuvend, ai k...
POLITIKE
8 Tetor21:13
Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake, pa përgjigje për nevojat e qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale të propozuar nga mazhoranca, duke argumentu...
POLITIKE
8 Tetor21:01
Deputeti i PD në Parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi Shqipërinë. ‘Territorialen’ çojeni në referendum
Deputeti i PD, Igli Cara në fjalën e tij në foltoren e Parlamentit tha se kryeministri Edi Rama nuk ka besë.
Cara u shpreh se ishte kryemin...
POLITIKE
8 Tetor20:52
Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë! Tradhtia me hartën territoriale nuk do të falet
Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se ndryshimet synojnë sh...
POLITIKE
8 Tetor20:02
Shehaj: Mungesa e Belinda Ballukut në Kuvend do ta vendoste Braçen përballë nevojës për të votuar pro reformës
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për përplasjen e Erion Braçes me mazhorancën lidhur me Reformën Territori...