Për analistin Enton Abilekaj në realitetin politik në të cilin jetojmë, është shumë e vështrë të gjendet forma dhe mënyra se si të rrëzohet një regjim.
I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Abilekaj tha se kjo është e vështirë për faktin se ndërkombëtarët shohin në Shqipëri një demokraci që çalon dhe jo autokracinë që shohin shqiptarët.
Sipas Abilekajt, kemi një formë të re, të panjohur më parë, një regjim të fshehur në një makiazh dhe në një fasadë demokratike.
Abilekaj: Ka shumë pyetje këtu nëse kjo që ndodh sot se pyetja kryesore është se si rrëzohet një regjim. Kjo është që ne nuk gjejmë dot, nuk e gjejmë dot të gjithë sepse kemi një formë të re, të panjohur më parë, një regjim të fshehur në një makiazh, në një fasadë demokratike, të cilën ne e dimë që nuk është demokraci, por në shumë vende perëndimore, në shumë aleatë tanë të rëndësishëm që dikur kanë qenë shumë vendimtarë në të ardhmen e Shqipërisë, kjo shihet si një demokraci që çalon, jo si një autokraci ashtu siç e shohim ne nga brenda.
Dhe kjo e vështirëson shumë më tepër punën. Sepse vërtet mund të kesh një lëvizje nga brenda, po në qoftë se nuk ke mbështetje nga jashtë, në qoftë se ata nga jashtë e mbështesin, e inkurajojnë... pas një jave do mblidhet Këshilli Europian, do i thonë, do ndryshojnë rregullat e anëtarësimit dhe Shqipëria do mund të anëtarësohet më shpejt e të tjera e të tjera.
Rëndësi ka mesazhi që vjen, nuk ka rëndësi se çfarë do ndodhë. Njerëzit edhe ndikohen nga brenda dhe shohin që nuk kanë një aleat jashtë dhe dekurajohen. E dyta është, pastaj, mendoj që PD-ja nuk është e gatshme sot, është shumë larg të qenit lidershipit, lidere e një lëvizjeje, mosbindjeje civile. Nuk e ka. Nuk e mbështet dot. Mund të jetë për arsye organizimi, mund të jetë për të gjitha këto, që nuk ka figura përfaqësuese.
Nuk mund të ketë figura përfaqësuese nëse njerëzit s'i besojnë. Që kur thua që ne do luftojmë bashkë, është ajo garancia që the ti pastaj, se ne të gjithë i themi nga një. Po pra, do vijë garancia pas meje, sepse në qoftë se të prekin ty, më prekin dhe mua. Unë nuk do rri në parlament, te kafja, ose jashtë në seancë, se s'kanë të drejtë të rrinë në seancë, ata rrinë te kafja, ndërkohë që ata rrihen. Unë s'mund ta bëj këtë gjë, në qoftë se i kam thirrur për të dalë aty. Unë kam dy variante: ose do përleshem brenda në parlament, ose do përleshem jashtë. Te kafja s'rri dot. Se kjo është të bësh opozitë me gënjeshtra. Të gënjeshtër sikur janë opozitë.
300 mijë banorë... që thamë ne që komunat e tyre do shkrihen. 250 mijë vetë e mbylli protestën në një nga ditët te Gjykata Kushtetuese. Që tregon që këta 250 mijë vetë nuk kthehen kurrë te Rama, këta do duan gjithmonë që Rama të ikë. Pse opozita nuk i ka këta 250 mijë njerëz aty? Pse nuk ka komunikim opozita me këta njerëz? Kush do komunikojë me këta? Pse opozita duket më e dobët nga protesta dhe nuk është më e fortë nga protesta? Këto gjëra duhen diskutuar. Epo bëj si them unë, mos bëj si bëj unë. Prandaj ka një krizë besimi të jashtëzakonshme, të cilën PD-ja ose opozita parlamentare, prandaj ka një krizë të jashtëzakonshme... duhet të bëjë një aksion të ndryshimit radikal nga rrënjët. Të reagimit proporcional.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 Tetor21:58
“Mbylle gojën…”, plas sherri mes Ballës dhe Hoxhës për Territorialen
Socialisti Taulant Balla dhe analisti Artan Hoxha u përfshinë në një debat të tensionuar lidhur me numrin e punonjësve në adm...
POLITIKE
8 Tetor21:57
"Mu tha po nuk votove largohu"/ Braçe: Sot do vendos nëse do iki apo do rri në PS
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka folur në “NOW” me Erla Mëhillin, lidhur me debatin për Reformën Territoriale dhe v...
POLITIKE
8 Tetor21:49
"Kjo nuk është reformë"/ Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota e qytetarëve
TIRANË- Deputeti i PD-së Bardh Spahia, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Gjat&eum...
POLITIKE
8 Tetor21:39
Dhuna ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës
Sali Berisha foli sërish në foltoren e parlamentit, teksa dënoi dhunën policore të Ramës dhe Ballukut, ndaj kryetarit të bash...
POLITIKE
8 Tetor21:33
Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave.
Kët&e...
POLITIKE
8 Tetor21:31
Spiropali lëshon kritika dhe paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, teksa sot pritet të votohet reforma e re territoriale.
...
POLITIKE
8 Tetor21:23
Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka vijuar fjalimin e tij me tone ironike në Kuvend. Gjatë fjalë së në Kuvend, ai k...
POLITIKE
8 Tetor21:13
Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake, pa përgjigje për nevojat e qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale të propozuar nga mazhoranca, duke argumentu...
POLITIKE
8 Tetor21:01
Deputeti i PD në Parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi Shqipërinë. ‘Territorialen’ çojeni në referendum
Deputeti i PD, Igli Cara në fjalën e tij në foltoren e Parlamentit tha se kryeministri Edi Rama nuk ka besë.
Cara u shpreh se ishte kryemin...
POLITIKE
8 Tetor20:52
Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë! Tradhtia me hartën territoriale nuk do të falet
Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se ndryshimet synojnë sh...