“Hajde shpikim bashkinë Selenicë”/ Balla zbulon diskutimin për Reformën Territoriale në 2014
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur...
Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ka marrë fjalën në Kuvend gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale.
Spiropali u shpreh se ajo që po diskutohet sot në Kuvend nuk është reformë, ndërsa shtoi se pyetja nuk duhet të jetë sa është numri i bashkive por sa pushtet duhet të ketë një bashki.
Më tej, Spiropali tha se nëse kërkohet më shumë përgjegjësi nga kryetarët e bashkive duhet kërkuar më shumë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje.
Ndër të tjera, u shpreh se nuk duhet reformuar vetëm pushteti lokal por edhe sistemi zgjedhor që sipas saj nuk prodhon asgjë.
“Me keqardhje shumë të madhe po e marr fjalën, kur shoh se jo vetëm në këtë Parlament vazhdohet të bëhet teatër, por edhe kemi jashtë njerëz që protestojnë. Po edhe më gjerë kemi një mungesë absolute kohezioni, besimi te institucionet, te partitë politike, te ne që jemi këtu, te kontrata sociale, te shtyllat e shtetit. Së bashku kemi zhdukur çdo hapësirë normale komunikimi, besimi, mënyrë të ekzekutimit dhe të administrimit të pushtetit dhe politikës. Po e nis nga vetja, sepse besoj që secili prej nesh duhet ta nisë nga vetja.
Unë besoj se sot, Reforma Territoriale, nuk është një reformë. Duhet ta themi këtu hapur. Nuk diskutojmë një reformë territoriale, sepse nuk është pyetja sa bashki kemi, por sa pushtet duhet të ketë një bashki. A duhet të ketë një reformë territoriale pa një decentralizim të vërtetë? Unë mendoj se duhet të ndryshosh hartën, është e lehtë. Por a mund të ndryshojmë ne së bashku dhe të konceptojmë pushtetin? A ndihen sot qytetarët më pranë vendimmarrjeve?
Decentralizimi nuk është vetëm një çështje e pushtetit vendor. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi për bashkitë, duhet të diskutojmë edhe për autonominë e institucioneve. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi nga kryetarët e bashkive, duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje. Nuk mund të flasim për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa u folur për përqendrimin e pushtetit. Këtu dua të kaloj te ushtrimi i pushtetit për të mirë dhe në favor të qytetarëve. Kryetarët e bashkive nuk mund të përdoren as si prefektë, as si elementë të rëndësishëm të partisë në pushtet. Unë jam pjesë e kësaj shumice. Duhet t’u japim atyre kompetencën dhe peshën, sepse i përfaqësojnë të gjithë. Nuk mund të thirren nëpër takime dhe të trajtohen si vartës.
Më vjen shumë keq kur dëgjoj nga kolegë të mi që flasin pa vend sot për të folur me tone të tilla. Ne do i mundnim të gjithë, do i fitojmë të gjitha bashkit. Jo mo, jo. Nuk është normale që t’i fitosh të gjitha bashkitë. Ne duhet që institucionet tona të jenë më të forta se njerëzit që i ushtrojnë. Nuk është puna te deputetët e bindur, por te ata të përgjegjshëm. Nuk duhet të reformojmë vetëm pushtetin lokal, por dhe sistemin zgjedhor, që nuk prodhon asgjë. Me lista treçerek të mbyllura, çerek të hapura. Qytetari duhet ta dijë për kë voton. Ne s’jemi as kartona, as njerëz pa përgjegjësi. Mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese. Revolta jonë duhet të jetë edhe e brendshme.
Ju bëni sikur jeni përfaqësues të qytetarëve. Ju thotë kryetari çfarë duhet të bëni dhe ju e bëni. Pavarësia e madhe ju. Reforma nuk duhet të kërkohet vetëm nga kundërshtari, por edhe së brendshmi. Ne duhet ta meritojmë fitoren. Duhet të kemi guximin të reformojmë partitë tona. Bashkitë tona. Të zgjedhim njerëzit më të mirë që dalin nga proceset e brendshme të partisë. Qëndrimi im nuk ka qenë personal. Në këtë pikë keni shumë për të bërë”, tha Spiropali. /CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur...
Një zjarr masiv raportohet se ka rënë mbrëmjen e sotme në ...
Protesta e 131 kundër qeverisë ndryshe nga herët e tjera ë...
Një sipërfaqe me kullota në afërsi të liqenit të Viroit në...
Një grup qytetarësh janë mbledhur për të protestuar pranë...
Në seancë plenare vijojnë diskutimet për Reformën Territor...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Me kërkesë të Prokurorisë Fier jepen masa sigurimi për 14 ...
Disa protestues janë shoqëruar në komisariat pas protestës...
Rrjeti SafeJournalists ka shpreh shqetësimin serioz për ra...
Një protestë kundër Reformës Territoriale është zhvilluar ...
Pas monitorimit të kryer një ditë më parë nga Avokati i Po...
Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile ka ndarë sot një p...
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale 24 orët e fun...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur këtë të enjte ...
Qendra e Tiranës është shndërruar në një zonë kaotike ndër...
Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, është përplasur m...
Shqipëria përfshihet në një plan rajonal për rimëkëmbjen e...
Është shtyrë sot në GJKKO seanca për masën e sigurisë ndaj...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka marrë raportime ...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me incid...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të ...
Një shtetas shqiptar humbi jetën në një aksident në punë n...
Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se k...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kan...
Shërbimet hekurudhore në Norvegji janë ndërprerë përkohësi...
Dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm rus në qytetin ukr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi se Uashingtoni...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane të ...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...