LIVE UPDATES
Aktualitet

Durrësi zgjedh një kompromis për “Gjergj Kastriotin” dhe vilën romake

Ekspedita arkeologjike që zbuloi një vilë të periudhës romake me mozaikë, terma dhe afreske nuk funksionoi edhe këtë verë, me shpresën se e gjithë sipërfaqja do të ruhej në dispozicion të gërmimeve.

8 Tetor 2026, 22:05 Nga E.d
Durrësi zgjedh një kompromis për “Gjergj Kastriotin”
Pamje

Territori i shkollës së mesme, “Gjergj Kastrioti” në Durrës, vazhdon të mbetet i shkretë. Ekspedita arkeologjike që zbuloi një vilë të periudhës romake me mozaikë, terma dhe afreske nuk funksionoi edhe këtë verë, me shpresën se e gjithë sipërfaqja do të ruhej në dispozicion të gërmimeve.

Por së fundmi, Bashkia e Durrësit ka miratuar projektin e shkollës “Gjergj Kastrioti” dhe po bëhet gati të kontraktojë punimet. Projekti është hartuar nga studioja spanjolle e arkitekturës, Toni Girones dhe parashikon bashkëjetesën e shkollës së ardhshme me zbulimin arkeologjik.

“Projekti i shkollës “Gjergj Kastrioti” është dorëzuar pranë  Bashkisë Durrës. Fondi i parashikuar për zbatim është miratuar në buxhetin e Bashkisë, dhe jemi në fazën e procedurës së prokurimit për zbatimin e këtij projekti,”tha Bashkia e Durrësit në përgjigje të një kërkese për informacion.

Bazamenti i shkollës do të vendoset në pjesën jugore të sheshit dhe do të zerë rreth 25 përqind të sipërfaqes së përgjithshme.

Arkitekti Indrit Hamiti, studioja e së cilit po kryen mbështetjen lokale për projektin tha për BIRN se tashmë kanë një panoramë të plotë se çfarë përfaqëson ajo hapësirë.

“Ndërkohë, vazhdojnë kontaktet me arkeologët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore,” tha Hamiti, duke shtuar se përveç pjesës së vilës, e paprekur do të mbetej edhe pjesa tjetër që ka një potencial arkeologjik.

Sipas Hamitit, arkitekti i huaj ka gjetur një zgjidhje të ekuilibruar, duke e vendosur shkollën në mes të sheshit, ndërsa atriumi i katit përdhes me elementë  arkeologjikë do të zerë vendin kryesor.

Shkolla “Gjergj Kastrioti” u dëmtua rëndë gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019. Për të shtatin vit radhazi, ajo i ka transferuar nxënësit dhe mësuesit në dy shkolla të tjera.

Arkeologët durrsakë propozuan një vit më parë që në sipërfaqen e lirë nga zbulimi i deritanishëm, të ngrihej një muze alternativ, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë godinën e rektoratit të UAMD në rrugën e Currilave si një mundësi për vendosjen e shkollës së ardhshme.

Profesor Luan Përzhita, drejtues i ekspeditës është në merak për të ardhmen e zbulimit arkeologjik.

“Do të jetë problematike nëse fillojnë shirat,” tha Përzhita.

“Të shpresojmë se nuk do të kemi dëmtime, por kjo do të kuptohet kur ta rihapim vilën e mbuluar prej kohësh,” shtoi ai.

Ai theksoi se nuk ishte njohur ende me specifikimet në tender përsa i përket fushës së arkeologjisë.

Shkolla do të ketë dy hyrje, njëra prej të cilave do ti shërbejë turistëve. Ajo do të lidhë Muzeun Arkeologjik të Durrësit me zbulimin e fundit  pranë shkollës, duke u kthyer në një itinerar arkeologjik të ri për qytetin bregdetar.

Arkitekti Indrit Hamiti vlerëson se shtigjet e dikurshme kanë nevojë të rijetëzohen dhe mund t’i shërbejnë më së miri lëvizjes së turistëve, edhe në drejtim të amfiteatrit dhe kishës së Shën Gjergjit në Kodër- Vilë.

Arkitekti flet më pas për kohën që do të kërkojë zhvillimi i këtij kompleksi.

“Gërmimi arkeologjik dhe muzealizimi i tij do të kërkojnë një kohë më të gjatë. Në opinionin tim, shkolla do të ketë proces më të shpejtë ndërtimi, pa harruar se kështu rikuperojmë një pasuri…,” përfundoi Hamiti. /Marrë nga Reporter.al

durrësi ekspedita arkeologjike projekti

Sondazh

Poll

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë

Balliu kërkesë policisë: Hapeni rrugën, qytetarët s’e kanë me ju! Po u bëni presion deputetëve

Berisha i përmendi skandalin e Adi Hilës, Balla: Duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë

Berisha u drejtohet socialistëve: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit, policia hedh spraj për të shpërndarë protestuesit

Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Momenti kur Kryeministri largohet nga Kuvendi pas mbledhjes me grupin e PS-së

Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Nis grumbullimi i protestuesve/ Policia “blindon” zonën te Ministria e Brendshme