Lajmi i fundit

LIVE/ Territorialja, debate dhe përplasje në Kuvend

Spiropali paralajmëron kundërshtimin e hartës së Ramës: Kjo s'është reforma që na duhet! Berisha: Fol me votë

22:07, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Kuvend vijon debati mbi hartën e re territoriale të propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Rama e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali shprehu rezerva ndaj kësaj reforme territoriale dhe përqëndrimin e pushtetit në një individ. Në fjalën e saj Spiropali kritikoi dhe deputetët socialistë të cilët flasin me tone triumfaliste duke treguar forcën e kartonit.

Menjëherë më pas e mori fjalën lideri i PD-së Sali Berisha i cili i kujtoi Spiropalit që kundërshtinë të mos e kishte vetëm me fjalë por dhe me votën kundër hartës së Ramës që shkrin 15 bashki përndryshe do të hynte në historinë e parlamentit si hipokrite.

Elisa Spiropali: ‘S’ka vend për tone triumfaliste,.. jo jo nuk duhet ne të fitojmë të gjitha bashkitë. Nuk është normale ti fitojmë të gjitha bashkitë

Shqipërisë i duhet më pak përqëndrim pushteti dhe një shtet më I fortë se individët. Institucionet tona të jenë më të forta se njerëzit që I ushtrojnë. Ne i bëjmë njësh institucionet me krerët e institucioneve, që nga partitë politike, krerët e institucioneve të pavarura, parlamenti, qeveria, të gjithë, marrin një fytyrë vetëm të reformojnë sistemin tonë lokal.

Po dhe sistemi zgjedhor, që nuk prodhon asgjë. Është një Shqipëri ku ne do i tregojmë njëri tjetrit forcën e kartonëve? Nuk jam për këtë, as të votave. Nuk jam as për këtë, që ne të themi që kemi kaq vota e për këtë s’keni çfarë na bëni se ne do votojmë gjithçka. Nuk është as kjo si ne do t’i qasemi pushtetit. Duhet ta meritojmë fitoren. Duhet të ngjallim besimin se nuk jemi këtu vetëm për dy njerëz e pushtetin tonë.

Sali Berisha: Njeriu që paraqet, të quajturën reformë, është një bashkëpunëtor me Eco Tiranën, i Ndraghetës, dhe Tirana është bërë çdo ditë më e pistë

Shqetësimi i zonjës është shumë serioz. 
Njeriu që paraqet, tashti të quajturën reformë, është një bashkëpunëtor me Eco Tiranën i një organizate, i Ndraghetës. 
Ky njeri, për shtatë vite në Eco Tiranë, ka përvetësuar, shpërdoruar nga 17-ta, 2017-ta në 23-shin, qindra e qindra milionë euro dhe Tirana çdo vit është bërë më e pistë. 
Nuk kam asgjë tjetër veçse të ftoj që fjalën që mbajtët ta shoqëroni me qëndrimin në votë, se përndryshe do regjistrohet me gërmat më të zeza si fjala më hipokrite në historinë e parlamentit.

E ndërsa debati në kuvend vijon prej orës 10:00 të paradites së sotme, jashtë ndodhen qytetarë që protestojnë kundër kësaj reforme. 

Bashkitë që shkrihen sipas hartës së Ramës

Fushë-Arrëzi → me Bashkinë Pukë
Klosi → me Bashkinë Mat
Rrogozhina → me Bashkinë Kavajë
Dimali → me Bashkinë Berat
Poliçani → me Bashkinë Berat
Patosi → me Bashkinë Fier
Divjaka → me Bashkinë Lushnjë
Selenica → me Bashkinë Vlorë
Maliqi → me Bashkinë Korçë
Këlcyra → me Bashkinë Përmet
Memaliaj → me Bashkinë Tepelenë
Libohova → me Bashkinë Gjirokastër
Cërriku → me Bashkinë Elbasan
Belshi → me Bashkinë Elbasan
Përrenjasi → me Bashkinë Librazhd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco