web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Përgjimi nga SHISH dhe raportet me Agasin”/ Flet Taulant Balla

8 Tetor 2026, 22:44, Politikë CNA

“Përgjimi nga SHISH dhe raportet me Agasin”/ Flet Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me raportimet se është përgjuar nga ish-shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Balla tha se nuk është në dijeni për këtë, ndërsa u përgjigj shkurtimisht “e sigurt që nuk kam bërë asnjë gabim”.

Pjesë nga emisioni:

Blendi Fevziu: A jeni përgjuar nga shefja e SHISH, Vlora Hyseni sicc thuhej në materialin e gjykatës sjellë nga SPAK-u?

Taulant Balla: E sigurt është që nuk kam bërë asnjë gabim

Blendi Fevziu: Çështja është je përgjuar apo jo?

Taulant Balla: Ku ta di unë

Kreu i Grupit të PS-së, është pyetur në emision nga gazetari Blendi Fevziu edhe se cilat kanë qenë raportet e tij me Ergys Agasin.

“Nuk kam pasur asnjë raport. Nuk kam raporte me këta individë”, tha Balla shkurtimisht. /CNA





Lajmet e fundit nga