Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Lala: Përfitojnë një sërë zyrtarësh

Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se një Kod i ri i Procedurës Penale është i nevojshëm, por kundërshtoi mënyrën se si po bëhen ndryshimet.
Lala u ndal edhe te një prej neneve që, sipas saj, kufizon punën e gazetarëve, pasi parashikon marrjen e autorizimit nga gjykata për nxjerrjen e dokumenteve.
Gazetarja Lala nëvizoi se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale mund të sjellin përfitime për një sërë zyrtarësh.
“Kodi i Procedurës Penale duhet bërë. Por që të ribëhet një kod, njëri nga nenet parashikon që gazetari duhet të marrë autorizim në gjykatë për të nxjerrë një dokument. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë, as në Indi ndoshta se gjen. Është një kod skandaloz. Janë duke u kufizuar që mos të ketë burg për vepra penale, dhe një sërë zyrtarësh përfitojnë nga kjo. Diskutimi për kodin duhet bërë nga ekspertët. Kodi s’mund të ndryshohet në një kohë kaq të shkurtër. Në tërësinë e vetë duhet bërë, por jo në këtë mënyrë, siç e bëri kryeministri”, tha në Vizion Plus gazetarja Klodiana Lala.
/vizionplus.tv




