Përfundojnë diskutimet për hartën territoriale, pritet votimi i Kuvendit për reformën
Në orën 23: 35 kanë përfunduar diskutimet në Kuvend për hartën e re territoriale, ndërsa pritet votimi i saj.
Me propozim të Grupit Parlamentar të PS-së, është kërkuar ndryshimi i rendit të ditës, duke hequr katër interpelanca dhe dy projektligje të parashikuara për këtë seancë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament rreth orës 23:00, për të marrë pjesë në votimin e reformës administrativo-territoriale.
Votimi zhvillohet pas një seance të gjatë parlamentare, të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale.
Gjatë ditës, reforma ka qenë në qendër të diskutimeve në Kuvend, ndërsa jashtë godinës janë zhvilluar edhe protesta kundër saj.
Rama kishte marrë pjesë më herët edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përpara nisjes së seancës plenare.
Rama shkon të votojë në Parlament për Reformën Territoriale
Braçe e pranon në “NOW”: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu
Braçe bën deklaratën e fortë në “Now”: Vendimi më i vështirë në 30 vite të jetës time, ose do rri ose do iki
- 23:49 “Territorialja” përplas Berishën me Sinajn, kreu i PD: I bëre funeralin Bashkisë së Selenicës
- 23:33 Rama shkon të votojë në Parlament për Reformën Territoriale
- 22:27 Grupi i hakerëve pro-rusë tentuan të hakërojnë faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme italiane
- 22:17 Putin dhe Pezeshkian takohen në Turkmenistan, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe konflikti SHBA-Iran
- 22:09 Trump: Komenti se Irani mund të marrë kontrollin e Los Angelesit u keqinterpretua
- 21:52 Reforma Territoriale, Deputetja e PS: I kemi votat! Erla: Po votën e Braçes e keni?