Erion Brace dhe Edi Rama/ Foto arkiv
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend pak para votimit të Reformës Territoriale, ndërsa në fokus mbetet qëndrimi i deputetit socialist Erion Braçe, i cili ka shprehur kundërshtime ndaj draftit.
Sic raportohet, Rama ka thirrur Braçen në një nga zyrat e Kuvendit, në një takim që vjen në prag të votimit të reformës. Seanca plenare është shoqëruar me debate të gjata mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale, ndërsa jashtë Parlamentit janë zhvilluar protesta kundër ndryshimeve të propozuara.
Më herët, Rama mori pjesë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kërkoi mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS-së për miratimin e reformës.
Sondazh
Poll
