Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Voto Pro ose largohesh nga PS", takimi 30-minutësh kokë më kokë i Ramës me Braçen, si e bindi kryeministri deputetin në Kuvend për reformën territoriale

Shkruar nga Newsbomb
"Voto Pro ose largohesh nga PS", takimi 30-minutësh kokë
Edi Rama dhe Erion Braçe

Erion Braçe ishte një nga emrat më të përfolur përpara votimit të Reformës Territoriale. Për ditë me radhë, deputeti socialist kishte shprehur rezerva të forta ndaj hartës së re, duke argumentuar se ndryshimet e propozuara nuk garantonin një pushtet vendor më funksional.

Gjatë mbrëmjes, Braçe foli në disa televizione, ku përsëriti kundërshtitë e tij dhe tregoi se kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar të votonte pro reformës. Sipas deputetit, Rama i kishte bërë të qartë se vota kundër do ta nxirrte jashtë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Qëndrimi i tij dukej i pandryshuar deri pak para votimit, kur në Kuvend mbërriti edhe vetë Rama. Rreth gjysmë ore përpara votimit, u raportua se kryeministri kishte kërkuar një takim kokë më kokë me Braçen në një nga zyrat e Parlamentit.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre, por rezultati u bë i qartë në momentin e votimit. Pavarësisht kritikave dhe kundërshtive të shprehura gjatë ditëve të fundit, Braçe ngriti kartonin jeshil dhe votoi pro Reformës Territoriale, duke u bërë një nga 85 deputetët që mbështetën miratimin e saj.

"Voto Pro ose largohesh nga PS", takimi 30-minutësh kokë
Votimi i Reformës Territoriale

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese