Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pikëpyetjet për Belinda Ballukun, shfaqet në minutat vendimtare në Kuvend! Ja si votoi për Territorialen

Shkruar nga Newsbomb
Pikëpyetjet për Belinda Ballukun, shfaqet në minutat vendimtare
Belinda Balluku e pranishme në Kuvend

Prania e Belinda Ballukut në votimin e Reformës Territoriale ishte një nga pikëpyetjet e mbrëmjes, në një kohë kur mazhorancës i duheshin votat për të siguruar miratimin e draftit. Ish-zv. kryeministrja, e cila paradite nuk ishte e pranishme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u shfaq në Kuvend në orët e para të mëngjesit, kur seanca po i afrohej momentit vendimtar.

Mungesa e saj në takimin e mëngjesit nxiti diskutime për praninë në votim, ndërsa vëmendja ishte përqendruar te numrat që i duheshin mazhorancës për të miratuar reformën. Pikëpyetjet u shtuan edhe për shkak të qëndrimit të Erion Braçes, i cili kishte shprehur kundërshtitë e tij ndaj hartës së re territoriale. Megjithatë në momentin e votimit, Balluku ishte e pranishme dhe votoi pro reformës, duke mbështetur kështu draftin e mazhorancës.

Pas një seance maratonë që zgjati deri pas mesnate, Kuvendi miratoi Reformën Territoriale me 85 vota pro, duke e bërë vendin me 46 bashki. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese