AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE

Propozimet e reja të Komisionit Europian synojnë të përshpejtojnë zgjerimin përmes integrimit gradual dhe heqjes së vetos, por ekspertët theksojnë se Shqipëria mbetet e papërgatitur për konkurrencën e tregut të përbashkët dhe rrezikon të mbetet në nivelin e dytë të Evropës.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
10 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor gjatë fotos familjare në Tiranë më 6 dhjetor 2022. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Komisioni Europian prezantoi më 6 tetor një paketë të re orientimesh politike të quajtur “Përgatitja për një Union më të gjerë” – e cila synon që ta përshtasë qeverisjen, politikat dhe buxhetin e BE-së për zgjerimin e ardhshëm.

Paketa ofron gjithashtu mundësinë e integrimit gradual të vendeve kandidate në politika të caktuara të BE-së, përpara anëtarësimit të plotë, për të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët. Megjithatë, vendet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara nga Brukseli.

Për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procesin, dokumenti sugjeron përdorimin e votimit me shumicë të cilësuar për hapjen e grup-kapitujve negociues, duke synuar shmangien e vetove nga vende anëtare. Por lehtësia në vendimarrje shoqërohet me vendosjen e klauzolave të forta mbrojtëse pas anëtarësimit, të cilat mund të çojnë deri në pezullimin e së drejtës së votës në Këshill për shkelje serioze të vlerave të BE-së – një mekanizëm që do të mbetet në fuqi për 15 vjet pas pranimit.

Propozimi në letër duket se e lehtëson rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit, duke i dhënë akses të hershëm në përfitime si pagesat SEPA apo zonat pa tarifa roaming. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se thelbi i propozimit e gjen vendin thellësisht të papërgatitur.

Një nga pikëtat e dobëta është ekonomia e brishtë shqiptare, e cila rrezikon të goditet ashpër nga konkurrenca e parakohshme e tregut të përbashkët, nëse nuk merren masa mbrojtëse. Ndërkohë, dobësitë në kapacitetet audituese dhe korrupsioni e ekspozojnë vendin ndaj bllokimit të shpejtë të fondeve jetike.

Ngritja e mekanizmave kaq të gjatë mbikëqyrës pas anëtarësimit sinjalizon një mungesë të thellë besimi nga Brukseli, duke krijuar atë që analistët e shohin si rrezikun e një anëtarësimi periferik, me të drejta të cunguara.

“Në thelb përbën ndryshimin e rregullave të lojës që nga 1956,” thotë studiuesi Blendi Çeka. “Nëse nuk jemi anëtarë të plotë, pranojmë statusin e periferisë, pa zë, pa të drejta të barabarta,” shtoi ai.

Propozimi për heqjen e vetos

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian përfaqësojnë një nga rrugëtimet më të gjata të vendit pas rënies së sistemit komunist në fillim të viteve ’90. Në vitin 1992, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Komunitetin Evropian, por u deshën 14 vjet që vendi të nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Pavarësisht aplikimit të hershëm, krizat e njëpasnjëshme politike të brendshme bënë që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat vetëm në qershor të vitit 2014, duke humbur ritmin. Sipas metodologjisë së re për anëtarësim të miratuar në mars 2020, procesi zhvillohet i grupuar në gjashtë grup-kapituj të njohur si “Clusters”.

Shqipëria i ka hapur grup-kapitujt më 15 tetor 2024, me një synim ambicioz për t’i mbyllur të gjithë deri në fund të vitit 2027. Synimi i qeverisë Rama mbetet anëtarësimi i plotë në vitin 2030.

Për t’i dhënë një kornizë të qartë këtij procesi, Komisioni Europian planifikon të prezantojë në Paketën e Zgjerimit të vitit 2026 “udhërrëfyes tregues” specifikë për vendet më të avancuara si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia, të cilat do të shërbejnë si busull negocimi, me kushtin strikt që këto vende të ruajnë ritmin e reformave. Megjithatë, siç theksojnë ekspertët, “thembra e Akilit” e këtij kalvari mbetet grup-kapitulli i parë, i cili ka të bëjë drejtpërdrejt me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe institucionet demokratike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet domosdoshmërisht i fundit, duke diktuar të gjithë ritmin e procesit.

Propozimi i Komisionit për të zëvendësuar unanimitetin me votimin me shumicë të cilësuar për vendimet ndërmjetëse në negociata, siç është hapja e grup-kapitujve, është parë si lëvizja kryesore diplomatike për të hequr veton si mjet bllokimi dypalësh. Por përtej entuziazmit sipërfaqësor, ekspertët janë skeptikë.

Eksperti i integrimit Europian, Geron Kamberi e quan këtë nismë një paradoks logjik, pasi: “që të hiqet unanimiteti në BE duhet të ketë unanimitet”. Sipas tij, vetoja u ka shërbyer shteteve të vogla apo të mesme që të ndjehen të barabarta brenda unionit dhe të ruajnë një peshë politike për të ekuilibruar pafuqinë e tyre përballë shteteve të mëdha.

Edhe Blendi Ceka ndan të njëjtin skepticizëm, duke e vlerësuar si një vendim që vështirë se mund të kalojë në Këshillin Europian, pasi shtetet anëtare i druhen “krijimit të një precedenti” dhe e shohin heqjen e vetos si lëvizje dizintegruese.

“Shtetet anëtare për arsye konceptuale dhe frikës së krijimit të një precedenti nuk besoj se heqin dorë nga unanimiteti,” thotë ai.

Sidoqoftë, për Gledis Gjipalin, drejtues i European Movement in Albania, nëse kjo kthehet në realitet, rëndësia është thelbësore.

“Për Shqipërinë, megjithëse i ka hapur të gjithë grupkapitujt, kjo qasje është e rëndësishme për mbylljen e tyre. Po ashtu do të eliminojë çdo justifikim për ngadalësim të reformave të brendshme, nga shkaku i një vetoje të mundshme gjatë procesit,” tha Gjipali.

Frika e BE-së

Plani i ri i Komisionit balancon heqjen e vetos gjatë negociatave me një kordon sigurie të hekurt pas anëtarësimit, duke parashikuar klauzola mbrojtëse institucionale që shkojnë deri në pezullimin e të drejtës së votës në Këshill për një periudhë deri në 15 vjet pas anëtarësimit zyrtar, në rast të shkeljes së vlerave thelbësore të Bashkimit.

Për analistin Blendi Ceka, ky kushtëzim i pashembullt i së drejtës së votës provon se vendimi “është tërësisht politik” dhe se shtetet pretendente do të vendosen në provë.

“Mospasja e së drejtës së votës i trajton vendet pretendente si statusi aktual kombinuar me rritjen e aksesit për të përfituar financiarisht në disa sektorë,” thotë ai.

Kamberi kujton se kjo “sindromë e hershme e BE” është testuar në të kaluarën me Rumaninë dhe Bullgarinë për probleme të sundimit të ligjit dhe korrupsionit, për 15 vjet radhazi 2008-2023.

Edhe Gjipali mendon se kjo klauzolë pasqyron frikën e drejtpërdrejtë të Brukselit, të cilit pas anëtarësimit i mbarojnë instrumentet shtrënguese.

“Klauzola shpreh frikën e BE-së nga përsëritja e një rasti si ai i Hungarisë me vendet e reja anëtare,” vëren ai, duke shpjeguar se reformat e ndërmarra me shpejtësi shpesh kërkojnë vite për të prodhuar efektet e plota.

Por Gjipali shton gjithashtu se aktivizimi i mekanizmit 15- vjeçar nuk nënkupton pezullim automatik të votës për 15 vjet, por ofron garanci shtesë për shtetet skeptike të zgjerimit.

“Shqetësimi legjitim është që ato të jenë proporcionale, të bazuara në fakte dhe të mos krijojnë trajtim arbitrar të anëtarëve të rinj, pa pasur parasysh specifikat e zhvillimit të tyre të brendshëm,” thotë Gjipali.

Kushtëzimet e ashpra shtrihen edhe në anën financiare dhe ekonomike. Plani evropian parashikon që fondet e instrumentit “Global Europe” të lidhen pazgjidhshmërisht me zbatimin e reformave, ku pagesat mund të pezullohen “nëse vërehen defekte serioze në menaxhimin financiar” dhe mangësi në sundimin e ligjit.

Gjipali thekson se ndërsa SEPA dhe roaming-u sjellin ulje direkte të kostove për qytetarët, hapja e tregut rrit konkurrencën dhe do të jenë “bizneset e vogla, fermerët dhe profesionistët që do të përballojnë të parët kostot e përshtatjes”.

Ceka është më drastik në leximin e tij.

Ai thekson se Shqipëria “nuk është gati në pothuajse asnjë standard të ballafaqohet me tregun e përbashkët dhe konkurrencën”.

Nëse miratohet, qasja e re e Bashkimit Europian duket sikur i favorizon vendet kandidate, por mbetet gjithsesi një medalje me dy anë.

“Ndryshimi mund të të kthejë në pikën fillestare të procesit nëse nuk ke arritur ta shfrytëzosh si duhet këtë moment të favorshëm,” thotë Gjipali, ndërsa shton se ndryshimi vjen vetëm përmes reformave të vërteta dhe të qëndrueshme.

Etiketa: Blendi ÇekaGeron KamberiGledis GjipaliIntegrimi në BEPërgatitja për një Union më të gjerë"Procesi i ZgjerimitPropozimi i Komisionit Europian
“E ardhmja jonë me Ballkanin Perëndimor”; mesazhi i BE-së në samitin e Tiranës

Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE

07:14 | 09/10/2026
Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim

Gjykata Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për “Diellën”

14:01 | 08/10/2026
justina shiroka pula 1

Justina Shiroka Pula, një tjetër grua në krye të Kosovës

13:36 | 08/10/2026
Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Durrësi zgjedh një kompromis për “Gjergj Kastriotin” dhe vilën romake

06:31 | 08/10/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

KLP zhbllokon me shumicë votash procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit

19:00 | 07/10/2026
aeroporti vlore

Ish-administratori i aeroportit të Vlorës ndalohet në Prishtinë

18:36 | 07/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.