Dita e sotme pritet të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Të lidhura
None found
Situata paraqitet më e theksuar në veriperëndim të territorit, ku reshjet pritet të kenë intensitet mesatar deri të lartë, herë pas here në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga Juglindja në Jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.
Ndërkohë, valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 2-3 ballë.









