Reforma Territoriale/ Braçe votoi pro, por këmbëngul: Jam kundër kësaj harte

9 Tetor 2026, 07:56Politika TEMA
Reforma Territoriale/ Braçe votoi pro, por këmbëngul: Jam

Deputeti socialist Erion Braçe ishte një nga zërat më kritikë brenda PS-së ndaj reformës territoriale, por në seancën plenare votoi pro saj. Pas votimit, Braçe deklaroi se vijon të jetë kundër hartës së re, pavarësisht votës së tij në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për arsyen e këtij qëndrimi, ai tha se do ta shpjegojë vendimin një ditë më vonë.

Gazetari: Ç’u bë, zoti Braçe, reformën territoriale…

Erion Braçe: Jam kundër, po prapë reformën…

Gazetari: Pse votuat, pro, zoti Braçe?

Erion Braçe: E shpjegoj nesër.

Gazetari: E konsideruat këtë ditën më të vështirë? Pse vendoset në momentin e fundit të votoni pro?

Erion Braçe: …qytetarët…

Gazetari: Pse vendosët që në momentin e fundit të votoni pro, ju…?

Erion Braçe: Jam kundër, edhe një herë. Jam kundër kësaj harte…

Gazetari: Por nuk zgjodhet qytetari, zgjodhët partinë.

Erion Braçe: Jo, kam zgjedhur eksaktësisht qytetarin.

Lini një Përgjigje