Mega-aksioni godet trafikun e dro'gës, sekuestrohen 45 tonë koka'inë, arrestohen 21 persona

Bota

Mega-aksioni godet trafikun e dro'gës, sekuestrohen 45 tonë

Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të drogës, që transportonte kokainë nga Ekuadori drejt vendeve evropiane, është shkatërruar pas një operacioni të përbashkët të autoriteteve ekuadoriane, Europolit dhe agjencive spanjolle të zbatimit të ligjit.Në kuadër të operacionit janë arrestuar 21 shtetas ekuadorianë, mes tyre edhe dy efektivë policie në detyrë.

Sipas hetimeve, organizata përdorte kompani eksporti si mbulesë për transportimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Kokaina fshihej kryesisht në kontejnerë që transportonin fruta, kakao, peshk dhe dru. Destinacionet kryesore të dërgesave ishin Spanja, Portugalia, Belgjika dhe Holanda. Hetimet për rrjetin nisën në vitin 2024, pas zbulimit të 13 tonëve kokainë të fshehura në një ngarkesë me banane në portin e Algecirasit, në Spanjën jugore.

Sipas autoriteteve, hetimi çoi më pas në sekuestrimin e rreth 45 tonëve kokainë në vende të ndryshme, me një vlerë të përllogaritur prej afërsisht 1.7 miliardë dollarësh.

Mes të arrestuarve është edhe Jackson Sabrano, i cili dyshohet se ishte një nga financuesit kryesorë të Wilmer Chavarria, i njohur si “Pipo”, kreu i bandës kriminale Los Lobos.

Chavarria akuzohet në Ekuador për përfshirje në planifikimin e vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, i cili u vra në vitin 2023. Ai është ndaluar në Spanjë që nga viti i kaluar.

ME TE LEXUARAT