Përmbytet Durrësi/ Makinat ‘notojnë’ në ujë, ujërat e zeza plasin në sipërfaqe, bllokohen banorët

Përmbytet Durrësi/ Makinat ‘notojnë’ në ujë, ujërat e zeza plasin në sipërfaqe, bllokohen banorët

08:20, 09/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Durrësi është zgjuar këtë të premte me reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë probleme për qytetin bregdetar.

Si pasojë e reshjeve të dendura, makinat ‘notojnë’ në ujë, ndërsa shumë prej kanalizimeve janë bllokuar duke mos kryer funksionin e tyre.

Për shkak të reshjeve të shumta që përfshinë Durrësin, një tjetër shqetësim këtë mëngjes të të premteje janë edhe ujërat e zeza, të cilat kanë plasur në sipërfaqe.

Për këtë çështje problematike dhe shqetësuese, policia ka bllokuar hyrjen ne drejtim te Drejtorisë Vendore, ndërsa si pasojë e reshjeve janë bllokuar gjithashtu edhe dy gjimnaze dhe shkolla ‘Qemal Mici’.

Pamjet e filmuara në disa lagje, tregojnë praninë e ujit në rrugë, ndërsa problematika raportohet edhe në Shkozet dhe në lagjen nr. 18.

Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve në disa akse të qytetit, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë përkeqësim të mëtejshëm të situatës gjatë orëve në vijim.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, reshjet intensive në qarkun Durrës pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme. Paralajmërohet se ato mund të shkaktojnë vërshime uji në zonat urbane dhe përmbytje lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco