Një agjent federal i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur një shtetas dominikan gjatë arrestimit të tij në Nju Jork, në kuadër të asaj që Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare e ka cilësuar si një “operacion të shënjestruar kontrolli”.
Burri u godit nga një plumb gjatë një përballjeje me agjentët federalë të ICE, agjencisë përgjegjëse për zbatimin e ligjeve të emigracionit dhe kontrollin e kufijve. Lajmi u konfirmua nga Policia e Nju Jorkut.
“Rreth orës 16:00 (22:00 me orën shqiptare) ndodhi një incident me të shtëna me armë zjarri, ku u përfshinë agjentë federalë të zbatimit të ligjit, në lagjen Marble Hill, në Bronx”, deklaroi Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD), duke sqaruar se efektivët e tij nuk ndodheshin në vendngjarje dhe nuk ishin përfshirë në incident.
Personi i plagosur u transportua në një spital aty pranë. Ai është i vetëdijshëm dhe sipas informacioneve paraprake nuk ndodhet në rrezik për jetën. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e cilësoi ngjarjen si “të paimagjinueshme dhe jashtëzakonisht të rëndë”.
Shtetasi domenikan që mbeti i plagosur
Sipas tij, agjentët federalë dyshohet se kishin rrethuar një automjet ku ndodheshin burri dhe një fëmijë pesëvjeçar, përpara se të qëllonin disa herë me armë zjarri. Bazuar në informacionet paraprake, fëmija nuk ka pësuar lëndime. Mamdani njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte telefonuar presidentin Donald Trump.
“Kur të flasim, do t'i kërkoj t'u japë fund të gjitha operacioneve të ICE në qytetin tonë”, deklaroi ai.
Kryebashkiaku kërkoi ndërprerjen e operacioneve të agjentëve të emigracionit në lagjet e qytetit, në spitale dhe në rrugë.
“Nuk do të qëndroj duarkryq ndërsa agjentët e ICE terrorizojnë komunitetet tona”, u shpreh Mamdani.
Edhe guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar transparencë të plotë për rrethanat e ngjarjes.
“Pres që autoritetet federale të japin një raport të plotë dhe transparent mbi rrethanat e këtij incidenti”, shkroi ajo.
Reagime të ashpra erdhën edhe nga organizatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.
“Ky incident është një tjetër dëshmi e dhunës së pakontrolluar dhe gjithnjë e më të përhapur që ICE po ushtron në komunitetet tona”, deklaroi Murad Awawdeh, president i Koalicionit të Emigracionit të Nju Jorkut (New York Immigration Coalition).
Ai kërkoi nisjen e menjëhershme të një hetimi, publikimin e pamjeve të regjistruara nga kamerat trupore të agjentëve dhe mbajtjen përgjegjës të atyre që kanë përdorur forcë të tepruar.
“Duhet një hetim i menjëhershëm, publikimi i pamjeve nga kamerat trupore dhe agjentët e ICE që kanë përdorur forcë të tepruar duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, theksoi Awawdeh.
Ndërkohë, ngjarja shkaktoi protesta në zonën ku ndodhën të shtënat. Protestuesit e mbledhur në vendngjarje brohoritën slogane si “ICE jashtë rrugëve tona, menjëherë!”, përpara se të marshonin drejt spitalit ku po trajtohej personi i plagosur.
Një turmë e madhe protestuesish bllokoi një kryqëzim pranë hyrjes së spitalit, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Kur policia nisi vendosjen e barrierave metalike për të mundësuar kalimin e ambulancave dhe mjeteve të tjera, disa protestues u përplasën me barrierat dhe hodhën shishe uji në drejtim të efektivëve. Situata u tensionua më tej dhe policia ndërhyri, duke kryer disa arrestime./La Repubblica
-
Ky eshte shteti qe eksporton demokraci or teeeejjjjj
Përgjigju










Komente
Komento