Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orën 1:15 të mëngjesit të 9 tetorit 2026 reformën territoriale, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës dhe me protesta jashtë godinës së Parlamentit.
Në votimin përfundimtar, 85 deputetë votuan pro.
Procesi u zhvillua mes tensioneve. Gjatë votimit elektronik, Gazment Bardhi ka hedhur ujë në drejtim të deputetëve të PS, si dhe sende të tjera.
Menjëherë ka ndërhyrë Garda, ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, vijonte me procedurën e votimit.
Në momentin e votimit, në sallë u shfaq edhe Belinda Balluku.
Projektligji për reformën territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Sipas hartës së propozuar, 15 bashki do të humbasin statusin si njësi më vete dhe do t’i bashkohen bashkive të tjera.
-
Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës.
-
Klosi i bashkohet Matit.
-
Rrogozhina i bashkohet Kavajës.
-
Dimali i bashkohet Beratit.
-
Poliçani i bashkohet Beratit.
-
Patosi i bashkohet Fierit.
-
Divjaka i bashkohet Lushnjës.
-
Selenica i bashkohet Vlorës.
-
Maliqi i bashkohet Korçës.
-
Këlcyra i bashkohet Përmetit.
-
Memaliaj i bashkohet Tepelenës.
-
Libohova i bashkohet Gjirokastrës.
-
Cërriku i bashkohet Elbasanit.
-
Belshi i bashkohet Elbasanit.
-
Përrenjasi i bashkohet Librazhdit.














