Shpërthim me tritol në Kamëz, dëmtohet muri rrethues i një banese dhe një automjet

9 Tetor 2026 | 08:39

Një lëndë plasëse e dyshuar si tritol ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në Kamëz, jashtë ambienteve të një banese.

Sipas raportimeve të policisë, nga shpërthimi është dëmtuar muri rrethues i banesës në pronësi të shtetasit Xhelal Kurti, 55 vjeç, dhe një automjet i parkuar pranë hyrjes së saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkëpunim mes Policisë dhe autoriteteve amerikane, arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge

Policia e Shtetit ka arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi, i cili kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim...
08:59 | 09/10/2026

Shi i dendur në Durrës, uji mbulon rrugët (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte qytetin e Durrësit, duke shkaktuar grumbullim të ujit në rrugët e qytetit. Si pasojë e...
07:20 | 09/10/2026

Erion Braçe votoi pro reformës: Do flas nesër!

Deputeti socialist Erion Braçe ishte një nga zërat më kritikë brenda PS-së ndaj reformës territoriale, por në seancën plenare votoi pro saj. Pas votimit, Braçe...
01:22 | 09/10/2026