web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi i Territoriales/ Rama: Mos bëni hesape "pa hanxhinë" me PS

9 Tetor 2026, 09:06, Politikë CNA

Votimi i Territoriales/ Rama: Mos bëni hesape "pa hanxhinë"

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të Reformës Territoriale.

Rama, përmes mesazhit, ka shënjestruar opozitën, por edhe deputetët socialistë që fillimisht kërkuan të votonin kundër Territoriales, por me ultimatumin e Ramës në mbledhje ndryshuan qëndrim.

Ky mesazh ishte një tërheqje veshi për deputetin Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët pas fjalës së Ramës në mbledhjen e grupit të PS-së votuan pro Territoriales.

“Nuk duhet të bëni asnjëherë 'hesape pa hanxhinë' me Partinë Socialiste”, ishte ky paralajmërimi i Ramës për të tijtë.

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese.

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë 'hesape pa hanxhinë' me Partinë Socialiste”, shkruan Rama në platformën "X"./ CNA





Lajmet e fundit nga