Edhe pse uji i ftohtë freskon dhe mund të zvogëlojë përkohësisht ënjtjen e inflamacionin, dermatologët këshillojnë përdorimin e ujit të vakët për larjen e zakonshme të fytyrës.
Të lidhura
None found
Uji tepër i ftohtë nuk pastron aq mirë yndyrën, grimin dhe papastërtitë. Për më tepër, temperaturat shumë të ulëta mund ta thajnë e irritojnë lëkurën, sidomos kur ajo është e ndjeshme, transmeton Klankosova.tv.
Edhe uji i nxehtë mund të shkaktojë acarim më të madh: ai mund të dëmtojë barrierën natyrore të lëkurës, ta thajë atë dhe të ndikojë në bllokimin e poreve.
Për kujdes të përditshëm, rekomandohet larja e fytyrës dy herë në ditë me ujë të vakët dhe me një pastrues të butë, të zgjedhur sipas llojit të lëkurës.






