Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas miratimit në Kuvend të Reformës së re Territoriale, e cila mori 85 vota pro. Përmes një reagimi në platformën X, Rama e cilësoi votimi si një tjetër hap drejt modernizimit të vendit.
Po ashtu në postim Rama nuk la pa komentuar edhe zhvillimet politike, duke iu referuar kundërshtarëve të tij dhe duke theksuar se rezultatet e votimit treguan edhe një herë forcën e Partisë Socialiste.
“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste,” shkruan Rama.

