Toni Kroos po përgatitet të nisë zyrtarisht karrierën si trajner. Ish-mesfushori i Real Madridit, tashmë 36 vjeç, ka nisur procedurat pranë Federatës Spanjolle të Futbollit për t’u regjistruar në një kurs të posaçëm për trajnerët që kanë qenë futbollistë profesionistë.
Gjermani e ka bërë tashmë hapin e parë drejt këtij objektivi, pasi zotëron një diplomë trajneri që i lejon të drejtojë skuadra deri në kategorinë e tretë. Megjithatë, për të marrë drejtimin e një ekipi të nivelit të parë, Kroos duhet të pajiset ende me licencën përkatëse.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, ish-futbollisti mund të ulet në një stol të rëndësishëm që në sezonin 2027-2028. Kështu, pas një karriere të jashtëzakonshme në fushën e lojës, Kroos po përgatitet të nisë një kapitull të ri në futboll, këtë herë nga pankina.
Gjermani i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2024, pas triumfit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe pjesëmarrjes me Gjermaninë në Kampionatin Europian. Tashmë, synimi i tij është të rikthehet në qendër të vëmendjes së futbollit, duke provuar veten në rolin e trajnerit.
© SYRI.net
‘Ishte një eksperiencë e veçantë’, Sylvinho rrëfen gjithçka për Shqipërinë, Arteta dhe e ardhmja në Europë
Nico Gonzalez bind për të ardhmen, Juventusi gati rinovimin deri në vitin 2030
Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në ‘Loro Boriçi’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: