Shpërthim në Bathore, dëmtohet muri i banesës dhe automjeti i parkuar pranë saj, detajet e para

Aktualitet

Shpërthim në Bathore, dëmtohet muri i banesës dhe automjeti
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore, Kamëz, ku një sasi lënde e dyshuar plasëse është vendosur në murin rrethues të një banese.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, Bathore, në banesën e një 55-vjeçari me inicialet Xh. K.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

ME TE LEXUARAT