
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit me 85 vota pro të Reformës Territoriale që përmban shkrirjen e 15 bashkive të vendit. Ai tha se pavarësisht debateve të brendshme të PS ku pati edhe zëra kundër, miratimi i reformës i dha vendit një shtysë modernizuese dhe u tregoi të gjithëve se nuk duhet të presin 'surpriza' brenda PS.
"Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste"- shkroi Rama në rrjetin social "X". Versus.al


