Tritol në murin e banesës së një 55-vjeçari në Bathore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.10.2026, 09:23

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse ka ndodhur rreth orës 05:05 të mëngjesit të kësaj të premteje, më 9 tetor, në Bathore. Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vendosur lëndën plasëse në murin rrethues të banesës së 55-vjeçarit Xhelal Kurti, në lagjen nr. 1. Shpërthimi ka shkaktuar panik, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në automjetin e djalit të 55-vjeçarit, i cili ishte i parkuar pranë hyrjes së banesës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, lënda e dyshuar plasëse shpërtheu pasi ishte vendosur në murin rrethues të pronës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar autorët dhe për t’i vënë ata përpara përgjegjësisë ligjore. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi motivet e mundshme të këtij sulmi, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit