web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hipokrizia e opozitarizmit brenda mazhorancës!

9 Tetor 2026, 09:20, Opinione Mentor Kikia

Hipokrizia e opozitarizmit brenda mazhorancës!

Askush nuk priste që ndonjë deputet i PS-së të votonte kundër Reformës, apo kundër çdo projektligji dhe akti që sjell qeveria në Parlament. Partitë politike në Shqipëri janë komunitete solide, të unifikuara në mendim dhe qëndrim. Dhe socialistët për këtë janë edhe krenarë. Kjo është dëshmi që demokracia e brendshme ka shkuar drejt zeros absolute. Ndaj, në këtë frymë, nuk ka pse t'i gjykojmë ata që ngritën kartonat dhe thanë PO!

Por, në ndryshim nga të tjerët, tre deputetë, Erjon Braçe, Elisa Spiropali dhe Vullnet Sina, krijuan perceptimin publik se dikush mund të dalë edhe kundër rrjedhës. Sina ndryshoi mendim shpejt dhe u tërhoq, ndërsa dy “rebelët”, Spiropali dhe Braçe, e vijuan qëndrimin e tyre edhe në fjalën që mbajtën në seancë. Fjalime shumë të mira për hir të së vërtetës.  

Por, çfarë vlere kanë fjalimet me kritika, kur në fund voton “PRO”?

Nëse pranon se “kjo nuk është reformë”, nëse ajo “nuk është e duhura në interes të qytetarëve”, atëherë përse e miraton?

Jeni në të drejtën tuaj të jeni “pro” si gjithë anëtarët e tjerë, por përse luani rolin e kritikut?

Nuk i thatë “jo” asnjëherë Ligjit të Investimeve Strategjike, që shtyhej sa herë kishte një kërkesë për ndonjë fshat të ri turistik, dhe asnjë projektligji tjetër, me pasoja të forta në ekonomi e mjedis. Kështu do të votoni edhe reformën elektorale, edhe ligjin që ia jep ekskluzivitetin e ilaçeve një kompanie të vetme…

Në fund, politikisht, Ramës i intereson vota, kritikat as i hyjnë fare në vesh, pasi ka plot.

Të paktën hiqni dorë nga opozitarizmi me “platforma” dhe gropat e rrugëve.





13:36 Opinione Edison Ypi

Bordello

Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e ...

10:52 Opinione Agim Xhafka

DJE NË MBRËMJE

Sa kishte rënë muzgu. Isha gati të bëja një shëtitje nga p...

Lajmet e fundit nga