9 Tetor 2026, 09:23
Nga E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend. Me anë të një postimi në Facebook, Ai ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe drejtimin e opozitës nga Sali Berisha. Salianji e cilëson reformën si një goditje për të ardhmen e vendit, ndërsa akuzon lidershipin opozitar se nuk ka arritur të krijojë një alternativë bindëse dhe të mobilizojë qytetarët kundër qeverisë.
Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si opozita është përballur me qeverinë, duke pretenduar se pjesëmarrja në komisione dhe aktivitetet politike nuk kanë sjellë rezultate konkrete për shqiptarët. Salianji ndalet edhe te thirrja e Sali Berishës për protestë, duke e konsideruar pjesëmarrjen e ulët si një tregues të krizës së besimit ndaj drejtimit aktual të opozitës.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:
Rama vazhdon me akte që shkatërrojnë Shqipërinë, Berisha me apo pa vetëdijë po i bëhet krah! Edi Rama kaloi sot një tjetër akt të masakrimit të territorit, duke i dhënë një goditje të rëndë të ardhmes së Shqipërisë dhe duke thelluar një model që nxit shpopullimin e vendit.
Qeveria e tij është zhytur në skandale të njëpasnjëshme, por çfarë bëri lidershipi i opozitës? E shoqëroi Ramën në çdo qytet, u ul në komisione dhe mori pjesë në procese që nuk prodhuan asnjë rezultat konkret për shqiptarët.
Sot, pas thirrjes së Sali Berishës për protestë, mungesa e pjesëmarrjes ishte një sinjal i fortë i krizës së besimit që ka kapluar lidershipin opozitar. Nuk mjafton të shpallesh opozitë. Duhet të frymëzosh njerëzit, të krijosh shpresë dhe të prodhosh ndryshim!
Edi Rama është e keqja e madhe që po mbyt Shqipërinë. Por një opozitë që nuk mobilizon, nuk bashkon dhe nuk ofron alternativë, nuk mund ta mundë atë. Përkundrazi, dështimet e saj i zgjasin pushtetin.
Opozita nuk mund të vazhdojë të jetë peng i një lidershipi që kalon nga katastrofa në katastrofë, ndërsa vendi humbet dinjitetin, njerëzit dhe të ardhmen.
Shqipëria ka nevojë për një opozitë të bashkuar, të besueshme dhe fituese. Për këtë duhet të hapet rruga e ndryshimit, e riorganizimit dhe e një lidershipi që frymëzon shqiptarët.
Nëse ju ka mbetur sadopak ndërgjegje politike dhe nëse interesi publik është mbi karrigen tuaj, bëni aktin e fundit të përgjegjësisë: JEPINI DORËHEQJEN! Shqipëria nuk mund të presë më. As opozita nuk mund të vazhdojë të dështojë!/Dosja.al
ervin salianji
Politike
9 Tetor 2026, 09:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar at&e...
Politike
9 Tetor 2026, 08:55
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre, në...
Politike
9 Tetor 2026, 08:38
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Ish-zv.kryeministraj Belinda Balluku u shfaq në Kuvend gjatë seancës për votimin e reformës admi...
Politike
9 Tetor 2026, 08:27
E. D
TIRANË- Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi sot reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori kons...
Politike
9 Tetor 2026, 07:47
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha në Kuvend se kërkesa e opozitës p...
Politike
9 Tetor 2026, 07:36
E. D
TIRANË- Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro, që do të ulë numrin e bashkive në Shqip&eu...
Politike
9 Tetor 2026, 07:30
E. D
Edi Rama
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë miratimit të reform&...
Politike
9 Tetor 2026, 07:18
E. D
TIRANË- Reforma e re administrativo-territoriale u miratua pak pas mesnate mes tensioneve dhe debateve të shumta. Projektligji mori 85 kar...
Politike
9 Tetor 2026, 07:14
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ishte një nga zërat më kritikë brenda PS...
Politike
9 Tetor 2026, 01:18
Pamje
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste,...