Toni Kroos gati ti rikthehet futbollit, por këtë herë në një tjetër rol

Toni Kroos është gati të nisë zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë si trajner. Ish-mesfushori gjerman, 36 vjeç, ka nisur procedurat pranë Federatës Spanjolle të Futbollit për t’u regjistruar në një kurs të posaçëm për trajnerët me përvojë si futbollistë profesionistë.

Pas një karriere të jashtëzakonshme në fushën e blertë, Kroos duket se e ka të qartë rrugën që dëshiron të ndjekë pas tërheqjes nga futbolli i luajtur. Gjermani ka fituar tashmë një diplomë trajneri, e cila i jep të drejtën të drejtojë skuadra deri në nivelin e tretë, por për të marrë drejtimin e një ekipi të elitës i nevojitet ende licenca përkatëse.

Kroos po punon për të plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme për të nisur karrierën e re. Nëse procesi i kualifikimit përfundon pa probleme, ish-futbollisti mund të jetë gati për të marrë drejtimin e një skuadre të nivelit të parë që në sezonin 2027-2028.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i gjermanit është i lidhur me sukseset e mëdha të futbollit europian, veçanërisht me Real Madridin, ku fitoi trofe të shumtë, përfshirë disa tituj të Champions League. Ai ishte gjithashtu një nga protagonistët e Gjermanisë në triumfin në Kupën e Botës 2014. Kalimi nga fusha në stol përbën një sfidë të re për 36-vjeçarin, i cili tashmë po përgatitet për të fituar kualifikimet e nevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?