Rrëshqitje gurësh nga moti i keq në aksin Burrel-Skuraj, situata problematike në zonën e Shkopetit

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel-Skuraj, veçanërisht në zonën e Shkopetit.

Gurët shkëputen nga shpati i malit dhe përfundojnë në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Përveç rrëshqitjeve të gurëve, rruga paraqet edhe probleme të tjera, si gropat e shumta në asfalt, mungesa e barrierave mbrojtëse anësore dhe e sinjalistikës rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apelohet që drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment, veçanërisht në kohë me reshje shiu dhe gjatë orëve të natës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?